Tensionohet situata në Jalë/ Kryefamiljari hodhi akuza ndaj Edi Ramës, menjëherë nis “hakmarrja”: Pas biznesit, familjes Bala i vjen vendimi i papritur për t’i prishur 4 shtëpi

270
Sigal

Vazhdon të tensionohet akoma edhe më shumë situata për shembjen e objekteve në Jalë.

Mëngjesin e sotme, fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit prishën biznesin e familjes Bala, kurse në mesditë ka mbërritur edhe vendimi i papritur për prishjen e 4 shtëpive së kësaj familje. Kjo ka bërë që familjarët të reagojnë ashpër duke kundërshtuar IKMT pasi sipas tyre duan që t’i “grabisin” pronën private.

Ky vepron ndodh menjëherë pasi u transmetua intervista e Fotaq Balës për “Fax News” i cili zbuloi telefonatën me kryeministrin Edi Rama. Fotaq Bala “shpërtheu” në lot në momentin kur fadromat shembin biznesin e tij, ndërsa bëri me dije që biznesi ishte me dokumentacion të rregullt por Rama i kishte thënë se duhet shembur. Menjëherë pas kësaj interviste, përfaqësuesi i IKMT u ka komunikuar pjesëtarëve të familjes Bala se edhe shtëpia e tyre duhet të shembet.

“Nuk na kanë dhënë asnjë informacion as shkresë zyrtare. Kërkojmë me cdo kusht të na marrin pronat, kanë ardhur si bandë për të na grabitur pronat, i kërkojmë instancave që të reagojnë sa më shpejt. Ky objekt është i vjetër, ndërtuar që prej vitit 1990, po të duan objekte pa leke kanë pa fund por këta duan të na grabisin pronën tonë”, tha kryefamiljari Bala.