Tensioni vendoset te Kuvendi. Ka përplasje mes palëve, policia hedh gaz lotësjellës

442
Sigal

Duket se do të degradojë  në një përplasje të dytë situata midis protestuesve dhe policisë. Protestuesin që qëndrojnë përballë Kryeministrisë po tentojnë për të dytën herë për të çarë kordonin policor drejtë kryeministrisë.

Protestuesit  po hedhin kapsolla në drejtim të policisë, ndërkohë janë duke u marrë masat e kundragazit duke qenë se mund të ketë një ndërhyrje nga policia për të shpërndarë këta të fundit.

Shumë të rinjë janë vendosur përballë efektivëve, me maska të thjeshta ndërsa nga pamjet shihet se në afërsi të gardhit janë vendosur edhe fëmijë, kalimtarë të rastit të cilët nuk largohen prej andej.