Sigal

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar edhe tenderin e Unazës së Madhe dhe mungesën e transparencës në këtë tender. Por ai ka thumbuar edhe ish ministrin Gjiknuri, duke u shprehur se shpreson që me ndryshimin e tij, të ketë më shumë transparencë.

“Prokuroria po e ndjek këtë proces dhe duhet të presim. 
Unë kam qenë i ndjeshëm ndaj këtij procesi, sepse kemi cdo ditë një demonstrim të banorëve. 
Kemi kërkuar informacion nga institucionet që në fillim . Për fat të keq, institucionet edhe ne shkelje me kushtetutën, nuk kanë kthyer përgjigje. 
I gjithë ky projekt, është një projekt jo transparent. Një projekt që fillon me projekt të falur nga një kompani private, padyshim është mungesë transparence, por lë mundësi për dyshime, për kostot e projektit dhe zgjidhjet urbanistike, mundësisë që të dëmtoheshin sa me pak prona.

Pastaj edhe garat me kompanitë qe jepte zero ofertë.

Shpresoj që ndërrimi i ministrit të infrastrukturës, të sjellë ndryshime në këtë aspekt, të sjellë transparencë”. u shpreh Ilir Meta.