Temperatura përvëluese përgjatë javës, ja sa do të arrijnë

129
Sigal

Në Evropën Juglindore duket se do të mbizotërojnë temperatura “përvëluese” përgjatë fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut.

Siç duket edhe nga radarët, rajoni duket se po “piqet” nga temperaturat e larta. Kështu, deri në përfundim të qershorit pritet të regjistrohen në vend vlera deri në 39 gradë celsius.

Fillimi i korrikut pritet që të sjellë rritje të mëtejshme të temperaturave të cilat mund të shkojnë deri në 40 gradë.

Vlerat më të larta duket se do të regjistrohen në qytete si Shkodra, Tirana, Peqini, Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra, etj.

Megjithatë, përgjatë javës pritet të ketë edhe kalime të pakta vranësirash, kryesisht në zonat malore dhe reshjet mund të jenë të izoluara.