Teatri Kombëtar, kauza e protestave

342
Sigal

Protestuesit i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit: Hiqni kapelet. Me dhunën dje shkelët Kushtetutën

Artistë, aktivistë dhe qytetarët mbushën rrugët e Tiranës, kundër neodiktaturës

Jakup B. GJOÇA

Muret e Teatri Kombëtar u shembën, por por Teatri Kombëtar po kthehet në kauzë të artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve kundër asaj, që ata, dje në protestë e quajtën “neodiktaturë”. Shembja e Teatrit nxorri në pah të gjitha problemet e demokracisë shqiptare. Simbolika e Teatrit Kombëtar, nuk ishin vetëm muret, por qëndrimi në këmbë i demokracisë se ajo u shemb me ligje antikushtetuese.

Protesta

Dje mbasditë në Tiranë u organizua  një protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një ditë pasi autoritetet ndërhynë me forcë për shembjen e godinës së Teatrot Kombëtar. Të mbledhur në bulevard, pak metra larg rrënojave të Teatrit, ishin artistë, aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë, por dhe drejtuesë të opozitës. Policia ka ngritur postoblloqe të shumta të gjitha rrugët hyrëse për në Tiranë. Denoncime të shumta nga qytetarë dhe persona publikë, kanë pohuar se të hënën më 18 maj, ka pasur më shumë postoblloqe policie dhe më shumë ndalime të makinave me leje lëvizjeje, krahasuar dhe me ditët kur vendi ishte në izolim të plotë. Burime bëjnë me dije se një grup i forcave RENEA janë stacionuar në Surrel tek shtëpia e kryeministrit Edi Rama. Ish kryeministri i vendit Sali Berisha i është bashkuar protestës së opozitës dhe të shoqërisë civile kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ftesa e protestuesve për policët

“Hiqni kapelet”. Prortestuesit u bënë thirrje  punonjësve të Policisë së Shtetit, që të bashkohen me ata e të protestojnë kundër regjimit diktatorial. Protestuesit u bënë apel policëve, se një ditë më parë ata shkelë ligjin dhe Kushtetutën për dhunën e ushtruar ushtruar në protestë, ku pati edhe disa aktorë dhe aktivistë të shoqëruar.

Budina: Jo në zi por reflektim, thërrisni “Rroftë Teatri, demokracia e Shqipëria

Regjisori i njohur, një nga figurat më në zë të lëvizjes pro Teatrit Kombëtar, Edmond Budina  ftoi protestuesit për një minutë heshtje, por jo në shenjë zie por në shenjë reflektimi. Regjizori Budina: Një minutë heshtje për të reflektuar dhe më pas thërrisni Rroftë Teatri, Rroftë Demokracia, Rroftë Shqipëria, apeloi,  duke iu kërkuar protestuesve dhe qytetarëve të ngrihen për demokracinë. Më pas thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kanë mbushur bulevardin :Dëshmorët e Kombit”.

Provokimi/Shashka në protesë. Artistët: Nxirrni nga turma provokuesit

Dje, kur protesta po zhvillohej paqësisht, u dëgjuan disa shashka që plasën. Artistët, qetësisht, bënë thirrje që provokuesit të dalin jashtë protestës. Policia më në fund, arrit të arrestonte provokuesin e shashkave. Mësohet se 49-vjeçari është identifikuar si Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re në Tiranë. Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, Qyrani doli nga turma por u ndalua pak metra larg vendit ku po mbahej protesta nga agjentët e Policisë.

Revolta kundër shembjes së Teatrit vazhdon mbas dy ditësh, në orën 17.30

Në protestë  emorrën fjalën shumë artisë, qytetarë, personalitete, aktivistë, të cilët shprehën qëdresën e tyre, deri në arritjen e kauzës, që tashmë është rrëzimi i qeverisë antidemokratike, e cila me shembjen e vlerave kulturore, po instalon neodiktaturën. Protesta e djeshme e artistëve dhe qytetarëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar u mbyll paqësisht. Pas dyditësh do të zhvillohet ajo e rradhës. Lajmi u bë i ditur në mbyllje të tubimit të djeshëm, nga Robert Budina, i cili theksoi se protesta do të mbahet pas dy ditësh në orën 17:30. Ky vendim erdhi pasi dita e sotme përkon me Natën e Kadrit, një ditë e shenjtë për besimtarët myslimanë.