Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti, 42-vjeçari denoncon në polici

36
Sigal

Një 42-vjeçar ka denoncuar sot në polici se drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë, 42-vjeçari ka denoncuar ne polici se rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”,  rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.