Të rinjtë shqiptarë ortodoksë me flamurin kuq e zi para Kishës në Rumani

680
Pavarësisht debateve të shumta për helenizimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, fatmirësisht brezi i ri i kësaj kishe e ka të fortë ndjenjën e shqiptarizmit.
Në një eveniment që është zhvilluar në Rumani, të rinjtë ortodoksë shqiptarë kanë pozuar me krenari me flamurin dykrenarë përpara katedrales “Fjetja e Hyjlindëses” së qytetit të Kluzhit.
Në datat 4-7 shtator 2015, Kluzh u bë kryeqyteti i 5000 të rinjve ortodoksë nga gjithë Evropa.
“Të rinjtë e krishterë ortodoksë, së bashku për të ardhmen e Evropës”, ishte tema e Konferencës, ku ishin të ftuar edhe një grup të rinjsh ortodoksë nga Shqipëria, gjithashtu edhe të rinj ortodoksë nga Palestina, Jordania, Siria dhe Afrika. 
Sigal