Tahiri: Të jemi partnerë me shoqërinë, do të vendosen kamera sigurie

496
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri solli disa shëmbuj për të prezantuar projektligjin për sigurinë publike. Tahiri tha se në shumicën e rasteve gishti i përgjegjësisë kur diskutohet për sigurinë publike bie tek policia, por duke harruar përgjegjësinë që ka e gjithë shoqëria.
Kreu i dikasterit të Ministrisë së Brendshme tha se duhet një partneritet mes sipërmarrjeve të ndryshme dhe policisë, duke u pajisur me kamera sigurie.
Saimir Tahiri: Shumë shpesh diskutohet se kush është përgjegjësi për sigurinë dhe shumicën e rasteve gishti drejtohet tek policia, duke harruar përgjegjësinë solidare që kemi në tërësi për të garantuar një Shqipëri më të sigurt, duke filluar nga qytetari, familja dhe pastaj për të shkuar të strukturat e organizuara shoqërore deri në institucionet.
Rastesh pozitive kur inkurajohen në fakt, të cilat tregojnë përgjegjësitë që ka individi apo shoqëria për sigurinë nesë ushtrohen sic duhen ky vend bëhet më i sigurt.
Ka raste kur një shofer i një autobusi urban mbyll dyert e autobusit sa herë një qytetar ankohet se ka një vjedhje brenda autobusit. Ka ndodhur raste kur ka mbyllur dyert dhe ka shkuar në komisariatin e policisë. Ky është një kontribut i vogël, por i mjaftueshëm për të ndihmuar institucionet dhe veçanërisht policinë.
Apo ka raste kur policia private ushtron detyrën për të ndihmuar policinë të hetojë për ngjarje kriminale që janë të aty për atyshme. Nga ana tjetër ka raste kur qytetari nuk tregohet i vëmendshëm për sfidën që kemi për sigurinë.
Besoj e mbani mend sesi para pak javësh u grabit një kambist në Fier. Policia arrestoi autorin. Hisotira ishte historia klasike e një kambisti nga Fieri që vinte në Tiranë, këmbeu paratë dhe u kthye mbrapsh me furgon. Ky është një fenonmen ndoshta vetëm shqiptar sepse nuk ekziston në Europa asnjë njësi informale sa kambisti, i cili me një çantë me lekë udhëton duke u ekspozuar ndaj ngjarjeve kriminale, kur do ishte rruga me e sigurt për të evituar nëse kjo do ndodhte në formë ligjore duke kaluar lekët në formë bankare.
Ministri Tahiri përmendi edhe disa elementë sigurie që parashikon ky projektligj.
-Kamerat e sigurise
-Standardet e cilësisë së filmimit
-Mjetet teknologjike të specializuara për identifikimin e armëve, dedektorë
-Urat e kontrollit
-Kontraktimi i shërbimit të policisë private
Sigal