Të infektuar që në janar? Eugena Tomini: Pacienti 0 është konfirmuar në datën…

332
Sigal

Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, tha se në fund të muajit janar nuk ka pasur persona me Covid-19 në vendin tonë.

Sipas Tominit, pacienti 0 është ai i konfirmuar në datën 9 mars.

“Mbështetur në të dhënat tona, ju siguroj që në fund të muajit janar laboratori i virologjisë nuk ka ndalur së testuari raste për Covid-19. Asnjë prej tyre nuk ka rezultuar me virus. Për ne, pacienti 0 është ai i konfirmuar në datën 9 mars”. Gjithashtu, shtoi se “çdo subjekt, që të rifillojë dhe të vijojë aktivitetin, duhet të respektojë rigorozisht protokollet e sigurisë”.