Koronavirusi “mbyll” metron e New York pas 115 vitesh

377
Sigal

Koronavirusi shënoi një tjetër rekord negativ në Nju Jork. Me 177 mijë të infektuar dhe afro 18 mijë të vdekur por tani ka ndalur, pas 115 viteve një nga simbolet e qytetit. Bëhet fjalë për metropolitanën e qytetit, që për më shumë se një shekull ka vazhduar aktivitetin në 427 stacione te saj.

Shkaku është i qartë dhe ka të bëj me masat e sterilizimit që duhen bërë në thellësi, procedurë që zgjat disa orë edhe pse janë më shumëse 500 personat e përfshira në pastrim dhe dezinfektim. Metro i Nju Jorkut ka rezultuar një nga burimet e shpërndarjes së infeksionit, nëse merret parasysh se rreth 6 mijë punonjës të transportit urban në atë qytet janë infektuar me Covid-19, dhe 41 kanë ndërruar jetë.

Që sot deri në të paktën për 6 muaj, metro ikonike do të mbyllet nga ora 1 deri në 5 të mëngjesit dhe pastruesit do të mbështeten nga 1700 policë që do t’i mbrojnë nga reagimi i mijëra të pastrehëve që sot më shumë se kurrë mbijetojnë në vagonët e trenave ose në stacionet e ndryshme.