Të dënuar për trafik droge, arrestohet shqiptari dhe italiani

476
Sigal

Dy persona, njëri shqiptar dhe tjetri italian janë ndaluar në Librino të Italisë nga autoritetet vendase, pasi ishin dënuar për trafik droge.

Policia italiane prangosi shtetasin shqiptar Rajmond Metaj 36 vjeç, banues në Katania si dhe shtetasin italian Luigi Bongiorno, po 36 vjeç, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Rajomand Metaj është dënuar nga gjykata me 3 vjet e 4 muaj burg, ndërsa po me burg është dënuar edhe miku i tij italian. Ata u dërguan në qeli, për të vuajtur dënimet. Të dy të arrestuarit u shoqëruan me burgun Catania Piazza Lanza.