Të dënuar me nga 25 vite burg për vrasje, cilët janë tre personat e shpallur në kërkim

427
Sigal

Policia e Shtetit ka nxjerrë emrat e tre personave të dënuar me nga 25 vite burg të cilët janë në kërkim. Sipas Policisë Pjetër Pacani është në kërkim, pasi është dënuar me 25 vjet burgim për vrasje

Njoftimi i Policisë:

Tre të kërkuar të tjerë, të dënuar me nga 25 vite burg, për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj. Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 22.07.2000, Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N. Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.