Tavani në ajër, dyshemeja në humnerë! Si i shpëtuan tërmetit dy të moshuarit në Ishëm

547
Sigal

Dy të moshuar në Ishëm të Durrësit kanë shpëtuar mrekullisht nga vdekja mbrëmjen e 26 Nëntorit, kur vendi u trondit nga termeti 6.4 ballë. Dhoma e tyre e gjumit ra në greminë, dhe në qiell ka ngelur vetëm tavani i shtëpisë. Gazetarja Esiona Konomi dhe operatori Ndriçim Maku na sjellin po nga Ishmi edhe historinë e 80-vjeçarit që është braktisur nga shteti. Ai ka ndërtuar me lopata dhe plastmas një vend për të futur kokën.

Lumiri, djali i familjes ka rrëfyer se gjithçka ndodhi brenda një kohe të shkurtër. Dhoma ku ata flinin ra në greminë 10 sekonda pasi kishin dalë prej saj.

Pak poshtë Lumirit, jeton dhe xhaxhai i tij, Rifati. Shteti, as pas 8 ditësh, nuk ka trokitur në portën e tij.

Banorët e Ishmit thonë se çadra kanë marrë nga shoqatat, dhe jo nga administrata, teksa ankohen se ushqimet janë të pagatuara, dhe ata nuk kanë ku i përpunojnë për tu ushqyer.