Sigal

Ministria e shëndetësisë vazhdon aksionin e saj për kontrollet e farmacive, në lidhje me tregtimin e barnave pa recetë.

“Task Forca” e ngritur, deri më tani ka bërë kontroll në rreth 160 farmaci, ku 79 prej tyre rezultojnë me shkelje. Ndaj këtyre subjekteve farmaceutike janë marrë masa administrative.

Pjesa më e madhe e tyre kanë shkelje për sa i përket tregtimit të barnave pa recetë.

-32 subjekte “Tregtimi i barnave pa recetën e mjekut”
-26 subjekte “Mungesa e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit”
-14 subjekte “Farmacia tregton barna pa pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM-ja”
-7 subjekte “Mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë të barnave”

Kontrollet e task forcës do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin duke garantuar sigurinë e qytetarëve.