Trajneri i kombëtares shqiptare ka marrë sot nënshtetësinë shqiptare në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata shqiptare e Futbollit për futbollistët më të mirë të vitit 2023.
Në ceremoni mori fjalën e tij kryeministri Rama që ftoi në podium Sylvinhon së bashku me presidentin Begaj i cili kishte me vete dekretin e nënshtetësisë. Ishte Rama që lexoi dekretin e kërkuar nga ministri i Brendshëm Balla dhe të firmosur nga presidenti Begaj, ku i jepej nënshtetësia trajnerit Sylvinho.
Braziliani u tregua mirënjohës në fjalën e tij dhe shprehu falenderim edhe për të gjithë skuadrën tonë kombëtare që arritëm të jemi pjesë e Euro 2024.




















