Sulmet terroriste në Europë, Antiterrori në Shqipëri nxjerr alarmin portokalli, çfarë pritet të ndodhë

313
Sigal

Shqipëria ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë pas sulmeve të fundit terroriste, të parit me tre të vdekur dhe disa të plagosur pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në Francë dhe atij në Vjenë i ndodhur mbrëmjen e djeshme, me katër viktima.

Niveli i sigurisë nga jeshile ka kaluar në portokalli.

Po ashtu janë njoftuar disa shkëmbime në kohë reale me njësitë e anti-terrorit në Europë e me partnerët.

Masat e sigurisë janë rritur me agjente civilë në ambiente publike me prani të madhe njerëzish, në aeroporte, porte dhe pika kufitare.

Masa shtesë sigurie janë marrë edhe në selitë diplomatike në vend. Këto masa sipas burimeve do të jenë deri në fundvit.

Aktualisht kanë hyrë në vendin tonë mbi 30 shtetas të huaj për të cilët ka patur indicie për aktivitete me prirje ekstremiste.