Stefan Çipa: Në fillim sezoni, infrastrukturë funksionale

499
Sigal

SARANDË- Kryebashkiaku i Sarandës, zoti Stefan Çipa, vijon të bëjë prezent ambiciet e tij brenda platformës elektorale që ka premtuar, sidomos në përmirësim dhe përsosje të infrastrukturës komplekse të qytetit dhe kthimin në identitet të shumë shpërfytyrimeve dhe masakrave infrastrukturore në këtë qytet. Mund të themi, nga problematika e përballur nga pakënaqësitë bashkëshoqëruese të proceseve të tilla, me këtë nismë tashmë të konkretizuar, që dhe i “vetëm, trim në luftë… ”. Megjithëkëtë, situatë mjegullnaje, Kryebashkiaku i Sarandës vijon punën duke konkretizuar premtimet, përtej pakënaqësive që rrjedhin vetvetiu. Paraditen e së martës së bashku me stafin e tij ka prezantuar programin më të ri në mjediset ku aktualisht kanë filluar punimet, në limanin tradicional të qytetit, aty ku të freskët shiten qysh në mëngjes peshqit. Z. Çipa ka prezantuar projektin që tanimë ka filluar të zbatohet në rivitalizimin e mjediseve përgjatë shëtitores kryesore, rrugëve dhe korridoreve lidhëse, duke nënvizuar se do të kemi një sezon nga më të suksesshmit e viteve të fundit dhe ky është hapi i parë i kësaj përgatitjeje që tregon seriozitetin e qeverisjes vendore për përmirësimin e kushteve ekonomike të qytetarëve që rrjedhin përmes turizmit, duke u finalizuar këto punime brenda një muaji , dhe kjo me çeljen e sezonit dhe festën e midhjes, të dy festat tradicionale të Sarandës.