SPAK të fillojë hetimet për vjedhjet në FSHZH

307
Sigal

Nuk ka të ndalur babëzia me paratë e qytetarëve shqiptar. Ndërkohë që një nënë humbet jetën nga i ftohti se i prenë energjinë, kreu i FSHZH Dritan Agolli i jep kuzhinierit të lokalit të djalit të tij 500 milion lekë tender për tu treguar turistëve, menunë ushqimore të lokaleve shqiptare. Ja faktet tronditëse

A duhet ndonjë indicie tjetër që SPAK të fillojë fuqimisht hetimet dhe Dritan Agolli të arrestohet për vjedhje galopante të Fondit Shqiptar të Zhvillimit?

 

Ndërkaq nëse i hedhim një sy nivelit të pagave që kompania fituese deklaron pranë organeve tatimore, rezulton se i paguan punonjësit e saj në shifra qesharake ku paga më e ulët është 160 mijë lekë të vjetra ndërsa më e larta 500 mijë lekë të vjetra. Pyetja që shtrohet në këtë rast është se si ka mundësi që një kompani e tillë me këtë nivel pagash të mjerueshme mund të fitojë një tender me këtë vlerë?

 

1-Një skandal i përmasave vërtet të mëdha zbulohet ekskluzivisht nga Joq. Nëpërmjet këtij artikulli do të shikoni se si paratë e dhëna nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfundojnë përsëri në duart e Dritan Agollit që është njëkohësisht edhe Drejtori Ekzekutiv i këtij institucioni. Por si zhvillohet skema?

Ditën e djeshme ju treguam për një tender skandaloz të organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në vlerë rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Dritan Agolli kishte shpallur fitues kompaninë në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani. Këto 500 milionë lekë do të shpenzoheshin që kuzhinier Alfio t’i tregonte Dritan Agollit se çfarë hanë shqiptarët në zona të ndryshme të vendit. Por përveç fakteve të dyshimta të këtij tenderi të renditura në artikullin e djeshëm, sot skandali është thelluar akoma më tepër.Pse do të thoni ju. Rezulton se djali i Dritan Agollit, i quajtur Flladi Agolli është pronar i një kompleksi në plazhin e Hamallaj pranë Gjirit të Lalzit i quajtur “Bedouin Beach & Bar”, pjesë e kompanisë Hospitality Management & Services Shpk që ka aksionar të vetëm djalin e Dritan Agollit.Nga burime konfidenciale të qytetarëve pranë Joq Albania, rezulton se shef kuzhine në këtë restorant është pikërisht Alfio Rrotani. Kështu në internet, ka detaje ku shkruhet se Alfio Rrotani është pjesë e menaxhimit të “Bedouin Beach & Bar”.
Qytetari që ka dërguar denoncimin shprehet:  Nëse kontrolloni akoma dhe mirë, Alfio është shefi i kuzhinës te lokali i Tan Agollit “Beduin” në lalz, hidhini një sy, është info e sigurt. Flm”.Gjithashtu në faqet online të këtij restoranti ka foto të Alfio Rrotanit që vërtetojnë pozicionin e tij si shef kuzhine në këtë biznes.E kuptuar skemën? Dritan Agolli i jep 500 milion lekë kompanisë në pronësi të Alfio Rrotanit ndërkaq që ky i fundit punon në restorantin e djalit të Dritan Agollit. E thënë shqip, Dritan Agolli i ka dhënë vetes së tij plot 500 milionë lekë nëpërmjet institucion që drejton.A duhet ndonjë indicie tjetër që SPAK të fillojë fuqimisht hetimet dhe Dritan Agolli të arrestohet për vjedhje galopante të Fondit Shqiptar të Zhvillimit?

 

2-Dritan Agolli, drejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka gjetur një mënyrë ekzemplare për të rrjepur paratë e shqiptarëve. Dhe nuk bëhet fjalë për pak, por për plot 500 milionë lekë të vjetra. Me këto para Tan Agolli do të “qerasë” kuzhinierin Alfio Rrotani. Të gjithë do të pyesnim veten se përse një kuzhinier duhet të marrë 500 milionë lekë nga paratë e shqiptarëve, apo jo? Ja pra, mësojeni nga ne. Këto 500 milionë lekë do të përdoren që kuzhinier Alfio t’i tregojë Tan Agollit se çfarë hanë shqiptarët.

Por le të flasim konkretisht. Rezulton se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka organizuar një tender me numër reference REF-08938-10-20-2021. Objekti i tij është “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave” dhe ka si fond limit shifrën prej 41,666,667 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Rezulton se këto para do të shërbejnë për të krijuar menunë e 100 fshatrave, për çdo sezon, për çdo vakt, për produkte ushqimore, pije e ëmbëlsira; historikun e mënuve dhe të produkteve të tyre; ingredientët; recetat; mënyrën e përgatitjes etj. E thënë shqip, kuzhinier Alfio do t’i tregojë Tan Agollit se çfarë hanë shqiptarët në varësi të vendndodhjes. Dhe për të gjetur këtë si duket nëvojiten plot 500 milionë lekë.

Por përtej kësaj tenderi ka mjaft elementë të dyshimtë. Kështu operatorët ekonomikë të kualifikuar në përfundim të fazës së parë të procedurës së tenderit janë përkatësisht dy. 1) BOE Kube Studios Shpk NUIS K81406077G & Albanian Gastronomy Academy AGA NUIS L51628025A & CBS Creative Business Solutions NUIS L61312066R me ofertë 39,458,333 lekë të reja pa TVSH dhe 2) 2. BOE Mascarpone sh.p.k NUIS L82427016S & Endrit Maci PF., NUIS L41709024O me ofertë 41,020,500 lekë të reja pa TVSH.

Fitues është shpallur për habi bashkimi i operatorëve Mascarpone sh.p.k në pronësi të kuzhinier Alfios & Endrit Maci Person Fizik. Themi për habi pasi oferta e tyre ka qenë më e lartë se konkurrentët e tjerë, e megjithatë janë shpallur fitues, ndonëse kanë ofruar gati 19 milionë lekë të vjetra më tepër se të tjerët.

Një tjetër fakt interesant ka të bëjë me kriteret të cilat duhet të përmbushin konkurrentët. Shikohet me habi se që të plotësohen kriteret për kualifikimi, duhet që kompania të ketë në personelin e saj një “Ëeb developer”. E thënë shqip, një tip që merret me faqet e internetit. Që firmat pjesëmarrëse të plotësojnë kriteret duhet që “ëeb developer” të ketë eksperiencë prej të paktën 10 vjet. Pra nëse ky person ka 9 vite eksperiencë, i humbet kompanisë të drejtën për të garuar. Ndërkaq dihet se nëse një person i tillë është i aftë dhe ka eksperiencë qoftë edhe 5 vjet, mund të bënte çdo punë të atij profesioni. Interesant është fakti që nëse ‘ëeb developer” duhet të ketë patjetër të paktën 10 vite eksperiencë, dietologu apo nutricionisti që janë vërtetë ndër personat kryesorë në këtë objekt tenderi, mjafton të kenë vetëm 5 vite eksperiencë…

Ndërkaq nëse i hedhim një sy nivelit të pagave që kompania fituese deklaron pranë organeve tatimore, rezulton se i paguan punonjësit e saj në shifra qesharake ku paga më e ulët është 160 mijë lekë të vjetra ndërsa më e larta 500 mijë lekë të vjetra. Pyetja që shtrohet në këtë rast është se si ka mundësi që një kompani e tillë me këtë nivel pagash të mjerueshme mund të fitojë një tender me vlerë 400 milionë lekë?

Dhe ëmbëlsira për në fund, vlera e ofruar nga fituesit në fjalë, është thuajse identike me vlerën e fondit limit të tenderit, përkatësisht sa 98.45% e tij. Gjetjet e mësipërme sinjalizojnë për dyshime të forta në lidhje me rregullsinë e tenderit dhe ka shumë mundësi që fituesi të ketë qenë i paracaktuar./JOQ