SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe

230
Sigal

SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe zyrtarët e tjerë të bashkisë së Lushnjes të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria u ka komunikuar akuzat zyrtarëve; ish-kryebashkiakut Fatos Tushe, Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.

Fatos Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjës më 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në dy fshatra. Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit.

Ai u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg”.