Sot sesioni i ri parlamentar! Kuvendi i Shqipërisë, Erdogan do të mbajë fjalim

175
Sigal

Ditën e sotme do të mbahet seanca e parë dhe nis zyrtarisht hapja e punimeve të sesionit II të legjislaturës së 10- të të Kuvendit të Shqipërisë.

Në orën 16:00, do të nisë seanca e parë për vitin 2022, ku do të ketë një fjalë përshëndetëse nga ana Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti i Turqisë pritet të mbajë fjalimin e tij në Kuvend në orën 17:00.

Një nga çështjet më të debatueshme pritet të jenë ndryshimet kushtetuese për shtyrjen e mandatit të organeve të vetingut deri në fund të 2024.

(Në orën 17:00, seancën plenare e përshëndet Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Turqisë, z. Recep Tyyip Erdoğan)

1. Hapja e sesionit të II të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë (Neni 74, pika 1 të Kushtetutës, neni 42, pika 1 të Rregullores)

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 20.12.2022 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores).