Sot Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Begaj: Moment historik në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit

42
Sigal

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e ka cilësuar “moment historik” pritjen e liderëve të BE për Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet sot në Tiranë.

Kreu i shtetit, përmes një postimi në platformën X, uron që diskutimet e ditës së sotme të jenë produktive. “Pritja e sotme e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë është një moment historik për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonin në tërësi. I mirëpres me ngrohtësi delegacionet e pranishme dhe u uroj atyre diskutime produktive”, ka shkruar Begaj.

Kujtojmë se një ditë më parë, në zyrën e tij, Begaj priti Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës.

Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”, shkroi të dielën presidenti, në një postim në Facebook.