Sot nisi shkolla, Besa Shahini lë postin e ministres së Arsimit! Ja kush e zëvendëson

345
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim publik me ministren e Arsimit, Besa Shahini, e cila ka bërë të ditur ditë më parë se do të largohej nga posti dhe nga Shqipëria, për t’iu përkushtuar familjes në Kosovë.

“Vlerësoj shumë gjithçka që ke bërë”- tha midis të tjerash kryeministri Rama, duke shprehur keqardhjen për largimin.

“Njoftova që e kam të vështirë të vazhdon një mandat tjetër larg familjes. Unë dua ta shoh Shqipërinë të ecë përpara”, tha zonja Shahini.

Postin e Ministres së Arsimit do ta marrë Evis Kushi.

“Është angazhim shumë i lartë që të jem Ministre e Arsimit pas 7 vitesh angazhim politik”- tha ajo.