Sot nis shpërblimi për pensionistët/ Ja grafiku i shpërndarjes së pagesave për shpërblimin e fundvitit sipas datave që tërhiqen pensionet

903
Sigal

Ja grafiku i shpërndarjes së pagesave për shpërblimin e fundvitit sipas datave që tërhiqen pensionet. Qeveria jonë akordon 5 mijë lekë, ndërkohë që qeveria greke u jep nga 1 mijë euro

Nis shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ka njoftuar se, ditën e sotme fillon shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët. Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare do të fillojë, ditën e hënë datë 17 Dhjetor, pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit të pensionistëve në masën 5.000 lekë. Për të realizuar në kohë dhe me korrektësi dhënien e këtij shpërblimi është realizuar një grafik në të gjitha qendrat paguese të postës. Sipas këtij grafiku, të miratuar për këtë qëllim, do të punohet me orar veprimi nga ora 7.30 deri në orën 20.00, çdo ditë, duke filluar nga data 17.12.2018. Sipas grafikut çdo ditë deri në orën 14:00 do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date sipas grafikut të mëposhtëm. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka gjeneruar shpërblimin në sistemin informatik dhe janë gati në portalin e pagesave për t’u paguar për të gjithë përfituesit. Njëkohësisht janë garantuar dhe transferuar fondet tek Posta Shqiptare si agjent pagues. Pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit 20.12.2018, do ju transferohet edhe masa e shpërblimit. Për pensionistët qe e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim. Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 29 dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në Janar e në vazhdim pasi faturat janë të gjeneruara.

Grafiku i pagesave

Pagesa e Shpërblimit do të kryhet në qendrat paguese të pensioneve në të gjithë vendin duke filluar nga data 17 deri me datë 29.12.2018, si më poshtë:

 

DATA E PAGESËS

SË SHPËRBLIMIT

PENSIONISTËT E DATËS/DATAVE
17.12.2018 17.12.2018 dhe 3 dhjetor 2018
18.12.2018 18.12.2018 dhe 4 dhjetor 2018
19.12.2018 19.12.2018 dhe 5 dhjetor 2018
20.12.2018 20.12.2018 dhe 6 dhjetor 2018
21.12.2018 21.12.2018 dhe 7dhjetor 2018
22.12.2018 22.12.2018 dhe 10 dhjetor 2018
24.12.2018 24.12.2018 dhe 11 dhjetor 2018
25.12.2018 25.12.2018 dhe 12 dhjetor 2018
26.12.2018 26.12.2018 dhe 13 dhjetor 2018
27.12.2018 27.12.2018 dhe 14 dhjetor 2018
28.12.2018 28.12.2018 dhe ato që kanë mbetur pa tërhequr
29.12.2018 29.12.2018 dhe ato që kanë mbetur pa tërhequr

5 mijë lekë të reja shpërblim për pensionistët

Qeveria këtë vit ka vendosur që të shpërblejë me 5 mijë lekë të rinj të gjithë pensionistët me rastin e Festave të Fundvitit. Shpërblimin do të marrin të gjithë pensionistët. Edhe në rastet kur është një kryefamiljar pensionist, si dhe bashkëshortja e tij pensioniste, përsëri secili prej tyre do të përfitojë 5 mijë lekë shpërblim. Qeveria ka akorduar një fond të posaçëm 3 miliardë lekë ose rreth 28 milionë dollarë që do të përdoret si shpërblim për pensionistët. Po kështu shpërblim pritet të ketë edhe për kategoritë e tjera në nevojë. Vitin e kaluar, shpërblimi me rastin e festive të fundvitit ishte në masën 3 mijë lekë të reja, ndërsa një shpërblim prej 2 mijë lekësh iu dha edhe kategorive të veçanta si përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike.

Kategoritë që përfitojnë shpërblim me rastin e festave

-499.000 persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti familjar dhe pension qyteti

-133.000 persona që marrin pension si anëtarë të kooperative bujqësore

-981 persona me trajtim të veçantë financiar, dhe persona që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.

-11.876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi

-3.037 persona pension pleqërie për minatorët,

-2.250 persona që nuk përfitojnë pension po shërbim financiar si veteranët