Sigal

Avokati i Kelmend Balilit, Theodhori Sollaku, të enjten, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë ligjore që mund të implikojë Klement Balilin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në lidhje me dosjen e ardhur nga Greqia, Sollaku u shpreh se janë përkthyer mbi 1 mijë faqe dhe asnjë provë aty nuk mund t’a implikojë, përveç një episodi që dyshohet, por ende nuk është provuar.

Sipas tij, pavarësisht akuzave nga mediat botërore, asnjë nuk ka nxjerr një fakt që implikon klientin e tij në trafikun e drogës.

Ai tha se askush nuk e fakton dot pse është emërtuar “Eskobari i Ballkanit” apo “Bosi i drogës në Ballkan”.

Sollaku tha se të gjitha të dhënat në dosjen e tij, nuk tregojnë asgjë.

Fevziu: Kishte lidhje politike Klement Balili?

Sollaku: Unë e njoh aq sa ka dhënë shtypi këtu.