Slogani elektoral i PS : “Një vaksinë, një votë”! /Dylgjeri ironizon Ramën

305
Sigal

Gazetari Ylli Dylgjeri në një postim në Facebook ka ironizuar strategjinë e Partisë Socialiste për procesin e marrjes së vaksinës kundër pandemisë.

“Lajm i minutës fundit: Miratohet slogani i PS për fushatën zgjedhore:

Nga 1 pallat 1 votë, në  1 vaksinë 1 votë!”,- shkruan Dylgjeri.

Sipas Dylgjerit PS-ja po bën gati listen e atyre që do votojnë për Edi Ramën për t’ju bërë vaksinat falas dhe të jenë të parët, ndërsa popullit opozitar do lihet në fund.