Skandali në doganë/ Punonjësit e policisë kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë

120
Sigal

Punonjësit e policisë së Kukësit të arrestuar disa ditë më parë, ankimojnë masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Nëpërmjet avokatëve të tyre ata kërkojnë ndryshim të masave të sigurisë dhe shpalljen e moskopetencës nga GJKKO dhe dërgimin e çështjes për hetimeve të mëtejshme në prokurorin dhe Gjykatën e Kukësit.

Argumenti i përdorur nga mbrojtësit ka të bëj me faktin që sipas vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë vepra penale e Korrupsionit që është poshtë shifrës 500 mijë lekë të vjetra nuk është kompetencë e SPAK por e gjykatës së rrethit.

32 punonjësit e policisë u vendosën në pranga pas hetimeve disamujore të kryera nga SPAK, ku rezulton që ata merrnin rryshfet për të kaluar pa u regjistruar në sistemin Tims të qytetarëve, po ashtu edhe favore të tjera.