Intensifikohen presionet e qarqeve greke kundër Shqipërisë

610
Presionet dhe shantazhet qoftë nga kleri e shteti grek, i janë shtuar edhe shoqatat e ndryshme që funksionojnë në Greqi, kundër shtetit shqiptar, duke i quajtur “jeniçer” Kryeministrin Rama, deputetin Kokëdhima dhe kryebashkiakun Goro, paçka se ky i fundit ditën e shembjes së kishës në Dhërmi, mori nënshtetësinë greke pa asnjë hezitim, kur dihet ekstremizmi grek ndaj kësaj ngjarjeje që po hiperbolizohet vet nga ata, por edhe nga ana shqiptare në segmente të caktuara. Pas thirrjeve shoviniste të mitropolitit të Konicës, Andres, vazhdues i denjë i politikës së Sebastianosit dhe ministrisë së Jashtme greke, ditën e shtunë në mesditë ka reaguar dhe ka bërë thirrje për protesta në mjediset jashtë ambasadës shqiptare në Athinë për presion dhe sensibilizim të opinionit, edhe Shoqata etnike kombëtare”Vorio-Epiri 2014”. Ja komunikata e plotë:
Komunikata e shoqatës etnike të Vorio Epirit
Shoqata kombëtare e Vorio-Epirit 1914 fton të gjithë, me ndërgjegje greke, në takimin e protestës që do të realizohet jashtë nga Ambasada Shqiptare në Athinë të Premten e 11 shtatorit, ora 6 pasdite si pasojë e shembjes së Tempullit të shenjtë të Shën -Thanasit në Dhërmi të Bashkisë Himarë. Ky veprim nga ana e shtetit shqiptar me orkestruesin jeniçerin vendas Rama, deputetin Koco Kokëdhima dhe organin ekzekutues ,gjithashtu jeniçerin, kryetarin e Bashkisë Himarë , Gjergj Goro, dëshmon akoma edhe njëherë se sa dhunshëm shkelen të drejtat e Vorioepirotëve grekë, duke patur edhe të shkuarën e regjimit ateist komunist të diktatorit Enver Hoxha. Paralelisht duhet ta marrim seriozisht argumentin e pa shmangshëm të atyre që dhanë urdhër për shembjen e Tempullit të Shenjt të Shën-Thanasit.Pikërisht në vendin e varrosjes së katolik-romakut, Niko Katalanit-propogandues i shekullit të 17-të, i cili u përpoq pa sukses që të çonte njerëz tek besimi i papizmit nga banorët e Himarës të cilët ishin grekë të krishterë, ortodoksë. Qëllimi i deputetit Kokëdhima është të ngrerë në vendin e tempullit një monument për të dërguarin romak Niko Katalano dhe ka si objektivë që të denigrojë historinë e zones duke e rishkruar nga fillimi siç bëhej këtu e 10 vjetë me monumentet arkeologjike në Finiq, Butrint, Antigone, Andrionopoli etj., megjithse këto, prejardhja e vjetër, kishat perasin (flasin) se janë Vorio-Epiras, është tokë greke në shekuj. Mos harrojmë se:- shqiptarët vranë në gusht të 2010-ës Aleksandër Gumën në Himarë vetëm se fliste greqisht, kurse në tetor 2014 hynë në Derviçan duke thirrur: “Të ikin grekët! Të ikin grekët! Të ikin grekët! Do tju djegim të krishterë!”. Tani vijnë dhe shembin një kishë duke dëshmuar se nuk kanë shumë ndryshime nga aziatikët që mbushin me gjak Irakun dhe Sirinë. Si rrjedhim e si pasojë, sipas një llogaritjeje matematike , për pak kohë në Vorio-Epir do zhduket një fshat i tërë(ndoshta e ka fjalën për komunitet). Në këto kushte nuk na lejohet të jemi inaktive dhe duhet të reagojmë e veprojmë fuqimisht nëse duam që të mos zhduket greqizimi në Vorio-Epir, sa me këtë protestë të fuqishme ndaj shtetit shqiptar, por edhe me informimin e vazhdueshëm të opinionit grek. Ndaj të gjithë para ambasadës shqiptare në Athinë, ditën e premte 11 shtator ora 18, të mblidhemi të protestojmë.
Shoqata etnike e Vorio Epirit të 1914
Sigal