Nga Xhevat Mustafa
Më 19 mars 2026 nëpër media, rrjete sociale, lokale u përhap lajmi apo sensacioni se Drejtori i Burgut të Rrogozhines, Bilal Hasa, “rastësisht e çuditërisht” me njohje apo lidhje edhe me Taulant Ballën, Orges Agasin dhe Suel Çelën, e kishte bërë një magazinë brenda territorit të shtëpisë së tij serë kanabizizi? Jo fort të madhe, sa një nga fushat përreth Peqinit , Rrogozhinës, Elbasanit, Librazhdit apo sa territori që zë “piramida Rama” në Surrel, por “të vockël”, vetëm me rreth 4.000 rrënjë kanabiz!? Por, posti dhe lidhjet e tij me Rama- parti- qeverinë, sidomos me Taulant Ballën, përbënin një dëshmi të freskët diskredituese dhe penalizuese, me të paktën dy mesazhe: 1- Se Rama- qeverisja, nga maja e piramidës deri poshtë në bodrume, është e mbushur me zyrtarë dhe drejtues të lidhur me trafiqet kriminale dhe bosët e tyre. 2- Se nëpër poste drejtuese, edhe nëpër komisariate policie, në burgje, dogana, agjenci kontrollesh…gjen plot Bilal Hasa, që i përdorin postet dhe zyrat e punës edhe për tregti e pasurim, edhe për orgji!? Prandaj, për të ruajtur “virgjërinë” e partisë, duhej “të pafajesohej” dhe “ëngjëllizohej” Bilali. Domethënë që puna e njolla e tij t’i liheshin në derë dhe në dosje të vëllait!? Për më tepër, kur me shumë gjasa, do të bëjë burg VIP- ash!? Kaq gjë të vogël e bën vëllai për vëllanë! Edhe për imazhin e miqësisë së tij me “engjëllin mbrojtës”, Taulantin me pushtete shumë në parti! Për më tepër, kur nuk mund të mos merrnin parasysh të keqen, që për të dalë vetë duar larë e bardhë, mund ta braktiste e t’u bënte si familje, hatanë! Jo vetëm kaq, përveç ndërrimit të vëllezërve duhej ulur ndjeshëm edhe shifra e rrënjëve të kanabisit. Të nesërmen, nga 4000 na u bënë 1105 vazo? Sa e sa çudira kanë ndodhur në këta 12 vjet në gjithë Shqipërinë si kjo në Peqin- Rrogozhinë!? E pritshme, e kuptueshme, e shpjegueshme! Këto do të bëjnë vaki, kur vihen komisarë në polici dhe drejtorë nëpër ministria, drejtori të përgjithshme, agjensira, dogana, burgje njerëz pa cv të vërtetë e të sinqertë e me karrierë të pasur për trafiqe, korrupsion, pisllëqe, të këqija!? Po kështu, prej të paktën 12 vitesh është bërë traditë që nuk u hynë gjemb në këmbë, kritikë, vërejtje, masë ndëshkuese në veshë as atyre që i kanë propozuar, emëruar, mbështetur, mbrojtur, lavdëruar, shpërblyer!? Dhe thuhet e shkruhet pa ndjerë turp, së pari nga vetja dhe të shurdhrit, se “po bëjmë shtet ligjor”, se “kemi drejtësi të pavarur, që nuk privilegjon asnjë politikan e pushtetar të lartë:, se “ligji është ligj”, domethënë edhe mbi kryeministër, Taulant Ballën dhe maliq”! Ç’na mbeti tjetër pa thënë? Ah, po, urimi: ” lum ne” për qeverisjen dhe shtetin Edi Rama, që më “të pasur” e më të paskrupullt për skandale, më të pashpirt e më të papërgjegjshme për shumicën e popullit dhe të vendit të tij, vështirë se gjendet e dytë në gjithësi!






















