Skandali i fshehur/ Shqipërisë i vjedhin mijëra dosje me sekrete

360
Sigal

Siguria kibernetike e institucioneve shqiptare lë shumë për të dëshiruar. Pas skandalit të parë nga Ministria e Financave, që nxori e bëri publike të dhëna të agjentëve sekretë të Shqipërisë nëpër botë, ka ardhur edhe një tjetër rrjedhje informacioni. Bëhet fjalë për një sulm kibernetik të ndodhur në muajin Janar të këtij viti, ku një grup hakerash, kanë shtënë në dorë shumë dosje e materiale sekrete të shqiptarëve. Hakerët kanë arritur në këtë mënyrë të kenë në duar një pasuri të madhe të dhënash. Siç mësohet, pjesë e sulmit në Shqipëri ka qenë portali i qeverisë e-Albania, SHISH dhe Policia e Shtetit. Pas alarmit të lëshuar, në 9 janar, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare lëshoi një direktivë emergjente që urdhëroi të gjitha agjencitë federale civile të SHBA për të siguruar kredencialet e identifikimit për regjistrimet e tyre në Internet. “Sulmi” konsistonte në modifikimin e adresave të faqeve të internetit për t’i sulmuar më pas ato. Deri më sot, janë rreth 50 kompani dhe agjenci qeveritare që janë sulmuar në Shqipëri e Qipro