Skandali/ Biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki shiten në treg të zi me nga 500 euro. Ja mashtrimi i Armando Dukës

53

Skandali/ Thellohet mashtrimi i FSHF së Armando Dukës, duke deklaruar se sistemi nuk punonte, pasi ishin 300 mijë njerëz online. Kleçka që nxjerrë zbuluar “monkukaleshët e Mandit”, lidhet me faktin se: 20 mijë bileta ishin shitur për 3 orë, që i bie të jenë shitur 111 bileta në 1 minutë ose gati 2 bileta në sekondë.Por përvoja tregon se duhen 5 minuta që 1 person që të futet, të zgjedhi vendin, të shkruaj emrin, të bëjë pagesën me kartë dhe të marë konfirmimin. Krimi ekonomiko-financiar të nis urgjentisht hetimet, pasi 20 mijë bileta për 500 euro, llogariten 10 milion euro vjedhje dhe grabitje

Sigal

Një skandal i vërtetë ka ndodhur me shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki që do të luhet më 12 tetor në stadiumin “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian “EURO 2024”, teksa është një sfidë mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë tanë, pasi në rast fitoreje do të ishim thuajse të kualifikuar.

Biletat dolën në shitje online, por që në momentin e daljes në shitje, serveri i faqes “ebileta.al” nuk punonte dhe ishte thuajse e pamundur të kishe akses për të siguruar një biletë.

Por, pavarësisht këtyre problemeve, FSHF pas 2-3 orësh i konsideroi “sold out”, pra të shitura të gjitha biletat, teksa kjo gjë ngjalli dyshime të forta, jo vetëm për problemet që shfaqte serveri i faqes, por edhe për kohën se si u arrit të shitenshin rreth 22 mijë bileta.

Pothuajse, të gjithë tifozët “shpërthyen” në komente kundër FSHF-së, pasi nuk kishin siguruar bileta. Pas lumit të kritikave, FSHF i ka hequr komentet negative në rrjetet sociale dhe më pas i ka bllokuar duke bërë që askush të mos komentojë.

“FSHF pas 2-3 orësh i konsideroi të shitura të gjitha biletat, kjo gjë ngjalli dyshime të forta, jo vetëm për problemet që shfaqte serveri i faqes, por edhe për kohën se si u arrit të shitenshin rreth 22 mijë bileta. Një numri të madh tifozësh që kanë arritur të blejnë bileta me çmimin zyrtar, su ka ardhur e-mail nga sistemi i federatës se blerja iu është anuluar”

Por, duket se biletat do të shiten në treg të zi me çmime “marramendëse” dhe nuk dihet nëse pas gjithë këtij skandali qëndrojnë zyrtarë të FSHF-së. Madje, ata që i kanë siguruar pjesën më të madhe të biletave nuk kanë pritur as 24 orë, por i kanë nxjerrë që ditën e sotme biletat për t’i shitur në treg të zi, duke i reklamuar në rrjetet sociale.

Nga bisedat me ta kuptohet se çmimi i biletave në treg të zi variojnë nga 300 euro deri në 500 euro, teksa çmimi real i tyre është nga 30 mijë lekë të vjetra deri në 75 mijë lekë të vjetra, pa përfshirë tribunën VIP.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh ku biletat shiten në treg të zi, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe me finalen e Ligës së Konferencës, por edhe me ndeshjet e tjera të rëndësishme të kombëtares shqiptare, ku interesi ka qenë i lartë.

Një numri të madh tifozësh që kanë arritur të blejnë mbrëmë bileta me çmimin e zyrtar, sot u ka ardhur e-mail nga sistemi i federatës se blerja iu është anuluar dhe lekët iu janë kthyer mbrapsht, pa asnjë shpjegim shtesë.Ky është një skandal dhe askush nuk po mban përgjegjësi.

“Legalizimi i tregut të zi gëllontë nga bileta me 3-4 fish çmimin nga matrapazët kuqezi. 20 mijë bileta ishin shitur për 3 orë që i bie të jenë shitur 111 bileta në minutë ose gati 2 bileta në sekondë. Prokuroria të nisë hetimet kryesisht për maskaradën e biletave të ndeshjes Shqipëri – Çeki”

Reagon FSHF dhe thellon mashtrimet: Kishte 300- mijë njerëz online ndaj nuk punonte sistemi

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me skandalin e biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki që do të luhet më 12 tetor në “Air Albania”.Ashtu siç u tallën me tifozët të njëjtën gjë FSHF ka bërë edhe në regaimin e saj, duke u justifikuar se sistemi nuk ka funskionuar për shkak se ka pasur rreth 300- mijë njerëz online.Ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërt pasi biletat nuk janë shfaqur për asnjë moment online pasi server nuk ka funksionuar fare.Serveri i FSHF per biletat nuk ka funksionuar as kur online ka pasur 700- persona, ndaj e gjitha kjo deklarate eshte mashtrimi i radhes i Federates qe po i trajtojne biletat si biznes dhe qoka.

  • REAGIME –

Kleçka/ 20 mijë bileta ishin shitur për 3 orë që i bie të jenë shitur 111 bileta në minutë ose gati 2 bileta në sekondë

Gazetarja Beti Njuma ka reguar lidhur me skandalin e biletave. Ajo shkruan: “Në 21.27 kam qenë e 6036 në radhë për bileta. Pas tre orësh pritje në sistem, më erdhi radha por BILETAT KISHIN MBARUAR! Pra 20 mijë bileta ishin shitur për 3 orë që i bie të jenë shitur 111 bileta në minutë ose gati 2 bileta në sekondë. Kur normalisht nga eksperienca e ndeshjeve të tjera proçedura do minimalisht 5 minuta për të zgjedhur vendet, të shkruash emrat dhe të bësh pagesën me kartë. Gjithashtu duhet thënë që kësaj here as çmimet online nuk ishin afishuar si në rastin e ndeshjes me Moldavinë apo Poloninë. Unë nuk e di çfarë magjie kanë përdorur blerësit online për ndeshjen me Çekinë, edhe pse nga pyetjet poshtë e lart, deri tani asnjë blerës tradicional i biletave online të kombëtares që unë njoh kësaj here nuk ka blerë biletë! Natyrisht shitës në tregun e zi gjeta menjëherë! Por unë refuzoj të blej bileta për vete dhe fëmijët me 3-4 fish çmimin nga matrapazët kuqezi!”.

Shitja e biletave në kohë rekord ka sjellë reagimin e disa personazheve të njohur, si aktivisti politik,Adriatik Lapaj i cili bën thirrje, Prokurorisë të nisë hetimet kryesisht për maskaradën e biletave të ndeshjes Shqipëri – Çeki.