Sjellja e policisë gjatë shembjes së Teatrit, Avokati i Popullit përfundon raportin : Të përshpejtohet hetimi për RENEA-n

259
Sigal

Avokati i Popullit ka përfunduar hetimin administrativ në lidhje me sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar më datë 17 maj të këtij viti.

Në raportin prej 32 faqesh, Avokati i Popullit ka dalë me një sërë rekomandimesh, ku më kryesorja është shpejtimi i hetimit të procedimit penal ndaj Policisë së Shtetit për “shpërdorim detyre” lidhur me dërgimin e forcave RENEA te ish-godina e Teatrit para shembjes së saj.

Avokati i Popullit i kërkon autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar