Sizmologu shpjegon pse Toka arriti të ngrihet 10 cm pas tërmetit të fuqishëm

895
Sigal

Tërmeti fortë në Durrës e Thumanë, ka lënë pas dëme të shumta.

Media italiane ANSA shkruan se lëkundjet e tërmetit kanë ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ sizmiologu Llambro Duni ju bëri thirrje njërëzve të  ruajnë qetësinë, pas lëkundjes së pasdites së ditës së djeshme.

Ai u shpreh  se tërmeti ishte me magnitudë 5.3 dhe sipas tij që nga goditja e fortë janë regjistruar 650 lëkundje, nga të cilët vetëm 8 janë me intensitet mbi 4.5.

I pyetur mbi ato që deklarojnë ekspertët e huaj, nga pamjet satelitore, se Toka në Hamallaj ëshët ngritur me 10 cm pas tërmetit të së martës, sizmologu Llambro Duni tha:

“Kjo varet nga tipi i lëvizjes së pllakave tektonike. Është një shtyrje “mbihipje” dhe ka krijuar këtë ngritje të Tokës. Deri sa të shuhen lëkundjet do të kërkojë muaj. Nuk është thënë që Toka të rikthehet në nivelin e saj”

Këshilla e tij për qytetarët ishte:

“Duhet qetësi, këto lëkundje do të vazhdojnë. Pasgoditjet do të vazhdojnë kështu që ne duhet të mësohemi me lëkundjet sizmike. Njerëzit duhet të dëgjojnë ekspertët për banesat e tyre. Nuk duhet të shkojnë në banesa që një lëkundje e vogël mund të të rrezikojë. Njerëzit nuk duhet të lejohen të futen në banesa që janë dëmtuar”.