Situatë kritike në Fier! Flakët “pushtojnë” aksin rrugor të Levanit, bllokohet trafiku

588
Një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar këtë pasdite zonën e Levanit në Fier. Flakët madje kanë arritur deri në aksin rrugor Fier- Levan duke bllokuar kësisoj qarkullimin e automjeteve nga të dyja krahët.
Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pemë janë djegur si pasojë e zjarrit të madh. Shkaku i zjarrit ende mbetet mister teksa zjarrfikëset kanë nisur punën në përpjekje për të shuar flakët. 
Policia i është bashkëangjitur aksionit, dhe po mundohet të normalizojë trafikun e krijuar nga makinat.
Sigal