Situatë e paqëndrueshme me koronavirusin në Shqipëri, dje trembëdhjetë raste të reja në Durrës

290
Sigal

Situata me COVID-19 në Shqipëri vijon të mbetet e paqëndrueshme. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se u konfirmuan dhe 13 raste të reja.

Tashmë numri total i të infektuarve ka arritur në 946. Të 13 rastet e reja dje ishin në qytetin Durrësit, kontakte të personave që janë prekur nga COVID në fasonerinë e qytetit bregdetar.

Po kështu numri i të shëruarve ka shkuar në 715, ose 75% e të infektuarve kanë fituar betejën me COVID-19. Aktualisht në vend janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat.

Ndërkohë në spitale janë 17 pacientë të shtruar dhe vetëm tre prej tyre janë në terapi intensive.