Dr. Selman Meziu: Situatë dramatike në pyjet

Situatë dramatike në qeverisjen e pyjeve

Dr. Selman Meziu  

Sigal

 A mjafton ky organizim i pylltarisë shqiptare për të rimëkëmbur pyjet e shkatërruara për më shumë se dy dhjetëvjeçar?

A  duhet që pylltarët shqiptar, që i kalojnë të pesë mijë,  të pajtohen me trajtimin përçmues që ju bën qeveria Rama?

A janë të organizuar shërbëtorët e shkolluar të pyllit të dalin nga kjo gjendje mjerane?

Pyetje të tilla  të ngjajshme  mund t’i lindin çdo pylltari. Po kështu përgjigjet e rrugëzgjidhjet mund të jenë të ndryshme. Natyrisht, në thelb ideja dhe qëllimi duhet të bashkohen në një të vetme: Të shpëtojmë mushkëritë e popullit shqiptar nga kjo sëmundje kundër natyrës e pyllit që ka pllakosur politikanët shqiptar,  deputetët e anëtarët e kabinetit te qeverisë së Edvin Ramës duke vepruar neve, energjikisht, konkretisht, me argumente e mjete demokratike dhe në vazhdimësi deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij ngërçi.

Ne pylltarët shqiptar së pari duhet të jemi doktora të vetvetes. Të bashkohemi sipas shoqatave që jemi anëtarësuar, të bisedojme se çfarë virusesh duhet të luftojmë në si anëtarë të thjeshtë dhe drejtuesit e tyre, në konceptimin real, bashkëkohor, të kapitalizmit të cilit duhet ti krijojmë kushte lindje të shëndetshme edhe në pylltari sipas ligjësive demokratike të kaluara tashmë në vendet prendimore evropiane. Kur ne pylltarët të kemi gjetur edhe emëruesin e përbashkët të ideve, mendimeve, rrugëzgjidhjeve të veprojmë për të hedhur hapin e dytë.

Të zgjedhim për çdo shoqatë dy ose tre përfaqësues për të krijuar një  grup të përbashkët  me pjesmarrjen e të gjithave, për të hartuar luftën shkallë shkallë, të shkeljeve  që qeveria apo intitucione të ndryshme, ndërmarrje të huaja apo të vendit kryjen veprime të paligjshme në mjediset pyjore, kullosore, ujore etj. Hapi i tretë; zgjedhja e taktikave, metodave e mjeteve të përdorura, në kryerjen me produktivitet, për të marrë rezultate  të bindshme kundër këtyre shkeljeve.  Duke filluar me  dëshmuerjen në oganet e policive  të qarqeve, komunave, bashkive, e vazhduar me shkruarjen në gazeta e portale, bisedat televizive. Po nuk pati reagime pozitive, peticione drejtuar ministrive pëkatëse  ose direkt kryeministrit apo kryetarit të shtetit. Së fundi të bëjm padijet në organet e drejtësisë etj. Ky sulm të bashkuar nën emrin e shoqatave me argumentet e dalun nga pylltarët të vetmit të plotfuqishëm e doktora të ekosistemit pyjor, do të pickojë, do të shqetësoj pa dyshim hallkat zinxhir të shtetit.

Të trajtojmë rastin konkret. Vendimi Nr. 570 datë 17.07. 2019 ‘’Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve,, Ka gjysëm viti qe ka dal ky vendim qeverie. Duket mjaft qartë burokracia me brire e Minstrit të Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi që nuk ka kryer akoma këtë organizim jetik për këtë pasuri me vlera të pallogaritshme kombëtare?  Po pylltarët me shoqatat e shumta përse kanë heshtur ndaj këtij mos organizimi?  Administrata e drejtorisë përkatësë që duhet të zbatoi  vendimin në Ministrinë e Turizmit e Mjedisit  duke mos zbatuar  atë shpreh pa aftësinë dhe prirjen për të fshehur dobësitë, pa aftësitë pse jo neglizhim me qëllime korruptive, duke e zvarritur në pafundësi atë. Vallë ne që e duam profesionin tonë që i kemi shërbyer pyllit me dhjetëvjeçar të tanë nuk kemi të drejt të revoltohemi e të luftojme për të mbrojtur këtë pasuri të madhe  kombëtare të nëpërkambun  brutalisht nga administrata e Ministrisë së Mjedisit e Turizmit?

E njëjta situat e rëndë dramatike mbretëron në hartimin e legjislacionit mbi pyjet dhe shërbimin pyjor, diskutimi  nga të gjitha shoqatat në tavolina të rrumbullakta të këtij ligji, do të çonte në Kuvendin Popullor  akte ligjore që t’i qëndronin kohës. Kurrë nuk do të ndodhte që të bëheshin ligje me leksione si kulture ose të tilla, pa patur në themel organizimin e pronësisë e organizimin piramidal shërbyes e administrues të kësaj pasurie jetike, që po lëngon këto dhjetë vjeçar e lodhur e këputur  drejt zhdukjes së pashmangshme.  Duke u qepur, shqepur e arnuar ligje pas ligjesh prandaj, fatkeqësisht nuk kemi akoma një ligj përfundimtar. Pylltarët shqiptar i kanë mundësitë intelektuale e profesionale të hartojn ligje të shëndetshme e të zbatueshme. Do të mjaftonte që ne t’a bëjmë,  duke u organizuar, punuar e përplasur në tavolinat e politikanëve. Kështu ne kemi treguar punën tonë, dijet tona profesionale e juridike, mendoi që vetëm kështu ato binden e krijojn besimin se qenkan specialistët e pyjeve, se paska shkence pyjore, Fakultet e Shkollë të mesme pyjesh.  Përdryshe ‘’perandoria e gjelbert e pyjeve,, u gropos si pasuri,  si shkence, si inteligjencë, si institucione shkollimi.Shkencave të pylltarise shqiptare nuk i mungojnë profesorët, doktorët inxhinierat e teknikët e pyjeve me përvoje edhe gjysëm shekullore për të kontribuar në ngritjen e piramidës së gjelbert,  të funksionueshme të pylltarisë shqiptare. Veçse ne duhet të shkundemi nga myku i paragjykimeve, i delirëve, i madhështive, të bashkpunojn për të larguar vellon e hijeve dhe errësirës që na ka mbuluar, tulatur e vetë fshehur.Po qe se pylltarët shqiptar me shoqatat e tyre nuk organizohen  shpejt, me shkathtësi, në bashkëpunim e bashkërendim,  nëpërmjet një pune të vazhdueshme në denoncimin, goditjen që në embrion  të shkelejeve në hapsirat e pyjeve, me hidrocentralet në lumenj e përrenj, guroret etj. nuk do të kemi as  përkrahësit  e inteligjencies shqiptare e cila e njeh me hollsi dhe ia dine vlerat e shumta arit të gjelbërt. Por, duhet të jemi neve që  të luftojm në skalionin e parë, me përkushtim, pasion, organizim, tanima jo vetëm me  artikuj teorik, reagime e opnione në rrjetet sociale, biseda kafenesh  drekash e darkash, por me veprime urgjente, praktike e përballje me shtetarët për problemet shqetësuese  mbi pyjet. Deri  tani pylltarisë të vendit tonë, i funksionon (edhe ajo pjesërisht) vetëm njëra pjesë e trupit të ekosistemit gjigand të pyjeve, pjesa tjetër ka mbetur në mes dallgëve të ujrave të qelbura të një deti paditurie e nëvleftësimi, te krijuar qellimisht nga kastat politike në pushtet.Shpëtimi i kësaj pasuri të madhe kombëtare pritet e duhet kryer vetëm nga ne pylltarët të bashkuar. Ky është misioni historik që na takon vetëm neve si njohës të thell të dobive të shumta të bio sistemit të gjelbërt në jetën e malsorit, fshatarit e qytetarit shqiptar. Ekonomia kombëtare, populli i këtij vendi sot dhe nesër nuk do të na e falin heshtjen, ngurrimin, indiferencën. Inisiativa është në duart tona. Prandaj të veprojmë!