Siguria rrugore/ Vendosen 762 gjoba në gjithë Shqipërinë

704
Sigal

 

Policia
e Shtetit vijon operacionin “Blici Rrugor”, i shtrirë në 12 qarqe të vendit.
Operacioni i shtrirë në akset kryesore dhe zonat urbane nisi në orën 13:00 dhe
zgjati deri në orën 14:30 minuta. Sipas policisë aksioni synon goditjen e
paligjshmërisë, kryesisht për vendosjen e rripit të sigurimit nga ana e
qytetarëve si dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia e Qarkullimit Rrugor është
mbështetur nga Policia e Rendit dhe Shqiponjat. Në këtë operacion blic u
angazhuan rreth 850 punonjës policie në total, ndërsa u ngritën dhe funksionuan
160 pika kontrolli në të gjithë vendin. Në total në të gjithë vendin u vendosën
762 masa administrative, nga këto 421 masa për mosvendosje të rripit të
sigurimit, si dhe për shkelje të tjera u vendosen 341 masa administrative.

Policia Rrugore edhe në ditët në
vijim do të vijojë me intensitet punën për ndëshkimin e çdo shkelje të kodit
rrugor, duke u fokusuar më shumë në drejtim të ndëshkimit të drejtuesve të
automjeteve që përdorin pije alkoolike, që përdorin celularin dhe nuk
respektojnë normën e vendosjes së mjeteve të fiksimit.