“Si është Xhesika? A është mirë?”- Dyshohet se vrau vajzën me thikë, çfarë deklaroi shqiptari pasi u arrestua

110
Sigal

“Si është Xhesika? A është mirë?”, ka pyetur 45-vjeçar shqiptari Taulant Malaj për vajzën e tij pasi e masakroi me thikë.

Ai u arrestua nga karabinierit me rrobat mbuluar me gjak, ndërsa thikën e kuzhinës me të cilën masakroi 16-vjeçaren e kishte fshehur brenda makinës së tij.

Taulant Malaj vrau shtetasin italian Massimo De Santis, 51 vjeç, me të cilin dyshonte se e tradhtonte bashkëshortja e tij. Ai e goditi 20 herë me thikë në korridorin në hyrje të pallatit dhe më pas shkoi në banesë ku tentoi të vrasë gruan.

Në atë moment, vajza e çifti ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e saj, por është goditur me thikë për vdekje nga i ati.

Ndërkohë 39-vjeçarja, Tefta Malaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ajo ka marrë 6 goditje me thikë në bark.

Ajo ishte shtëpiake, por herë pas here punonte si kujdestare për disa të moshuar në fshat.

Çifti ishin të martuar prej 17 vitesh dhe ishin prindër të dy fëmijëve.

Dhjetorin e kaluar, Taulant Malaj ishte punësuar në një furrë buke në Torremaggiore.

“Ai punonte gjithmonë edhe kur kishte mbaruar turnin, nuk ndalonte kurrë. Gjithçka ishte puna dhe familja”, thanë kolegët e tij për gazetarët.