Shtyhet afati për regjistrimet për Masterin Shkencor dhe Profesional, ja procedurat

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë disa ndryshime në udhëzimin nr 21, datë 12.09.2012 “për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve master profesional dhe master shkencor/master i arteve të bukura, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2012-2013”. Në një njoftim të bërë publik për mediat në lidhje me këtë ndryshim Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të nenit 34 të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimit nr. 549, datë 16.08.2012, të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet Publike të Arsimit të Lartë për ciklin e dytë të studimeve, Master Profesional, me kohë të plotë, për vitin akademik 2012-2013” janë bërë disa ndryshime në pikën 4 të Udhëzimit nr. 21 datë 12.09.2012. këto ndryshime janë bërë edhe sipas Vendimit nr. 548, datë 16.08.2012, të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet Publike të Arsimit të Lartë për ciklin e dytë të studimeve Master Shkencor/Master i Arteve të Bukura, me kohë të plotë, për vitin akademik 2012-2013”. Pika 4 e Udhëzimit nr. 21 datë 12.09.2012 ndryshon si më poshtë:

    Aplikimet për regjistrim në programet e studimit të ciklit të dytë, “Master Profesional” dhe “Master Shkencor/Master i Arteve të Bukura”, të bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, deri në datë 15.10.2012, prej orës 08:00 deri në orën 16:00, ku kandidati duhet të paraqitet personalisht.

    NOA

    Ndërkohë që sipas këtij njoftimi pika 6 e Udhëzimit nr. 21 datë 12.09.2012 ndryshon si më poshtë:

    “6. institucionet publike të Arsimit të Lartë të shpallin dhe të afishojnë listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, brenda orës 16:00, të datës 20.10.2012, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara sipas Vendimit nr. 549, datë 16.08.2012, të Këshillit të Ministrave. “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet Publike të Arsimit të Lartë për ciklin e dytë të studimeve, Master Profesional, me kohë të plotë, për vitin akademik 2012-2013”, si dhe Vendimit nr. 548, datë 16.08.2012, të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet Publike të Arsimit të Lartë për ciklin e dytë të studimeve Master Shkencor/Master i Arteve të Bukura, me kohë të plotë, për vitin akademik 2012-2013″.”

    Rregjistrimi i fituesve

    Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  regjistrimi i aplikantëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues të zhvillohet deri në datën 25.10. 2012, prej orës 08:00 deri në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të institucioneve publike të Arsimit të Lartë. Dokumentet e aplikantëve jo fitues t’u kthehen personave kundrejt kërkesës. Për regjistrimin kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të paraqesë në origjinal dokumentet sipas shkronjës “a” dhe “b” të pikës 4 të këtij udhëzimi”.

    DOKUMENTET QË DUHEN DORËZUAR:

    a)Fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave.

    a)Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose e pasaportës.

    b)2 fotografi;

    c)Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare.

    d)Deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi të ciklit të dytë, “Master Profesional” dhe “Master Shkencor/Master i Arteve të Bukura”, në institucionet e Arsimit të Lartë publik.”