Shqiptari vret një pensionist që po tërhiqte para në bankomat në Itali

200
Sigal

Një i moshuar tentoi të kundërshtojë 2 grabitësit që i kërkuan paratë e sapo-tërhequra në një bankomat, por ata qëlluan me 2 plumba në bark të cilët i morën jetën.

Kjo është historia e 69-vjeçarit italian Giovanni Caramuscio, ish-funksionar banke tashmë në pension që u vra mbrëmjen e së shtunës në Lequile të Lecces në Itali.

Ngjarja ndodhi në sytë e bashkëshortes së po priste në makinë. Njëri nga grabitësit ishte i armatosur me një pistoletë Beretta të kalibrit 9.

Mediat italiane shkruajnë se policia ka arrestuar njërin nga agresorët. Ai është shqiptari me iniciale P. M., 31 vjeç ndërsa vëllai i tij është në kërkim.