Ballina Aktualitet Shqiptari nuk heq dorë nga ‘pasioni’ për të vjedhur, arrestohet sërish në...

Shqiptari nuk heq dorë nga ‘pasioni’ për të vjedhur, arrestohet sërish në Greqi pas grabitjes së një kamioni

23
Sigal

Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë sërish në prangat e policisë greke, nën akuzën për grabitje. Sipas mediave greke i riu shqiptar është arrestuar edhe në 2017 për një seri vjedhjesh.

Ndërkohë, këtë herë ai grabiti një furgon. Autori u ndalua në rrugën Kottou dhe Ivi, ndërsa kamioni i bardhë i vjedhur u gjet i braktisur në rrugën Chloe.

Nga hetimet e policisë rezultoi se vetëm pak ditë më parë, rreth mesit të nëntorit, i njëjti person kishte vjedhur sërish një kamion të vogël nga zona e Metamorfosit, me lëvizjet e tij të regjistruara në videon e kamerës së sigurisë.

36-vjeçari shqiptar do të dalë përpara Gjykatës, ku do të vendoset për trajtimin e mëtejshëm penal të tij.