Shqiptari bie pre e mashtrimit, paguan rreth 20 mijë euro në këmbim të një “dhurate”

312
Sigal

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Prizrenit në Kosovë, ku një person ka rënë pre e mashtrimit në rrjetet sociale.

Rasti në fjalë është referuar në polici ku këta të fundit kanë nisur edhe një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas policisë në deklaratën e dhënë, qytetari i mashtruar ka thënë se kishte pranuar një mesazh se ka fituar një dhuratë dhe në këmbim të kësaj qytetari kishte paguar rreth 20 mijë euro.

“Pagesat viktima i kishte bërë me anë të transaksioneve bankare nga data 21 shkurt 2021, duke mos e ditur se është mashtruar. Kur e ka kuptuar se është mashtruar ai ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës në Prizren”,  bën të ditur Drejtoria e Policisë në Prizren.

Ndërkohë, pas këtij rasti të paprecedentë drejtoria e policisë në Prizren, apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos pranojnë asnjë mesazh të dyshimtë.