Shqiptarët zhyten në borxhe, do paguajnë edhe 415 mln. euro interesa të eurobondit

235
Sigal

Analizë nga Enriko Ceko/ Qeveria do të shpenzojë 700 mln.euro më shumë se sa vjelia e të ardhurave. Kjo është njësojë sikur të bësh dasëm dhe të ftosh 100 persona por të kesh shtruar 84 pjata. Mbi 2.6 mln shqiptar mbajnë në kurriz 200 mijë persona të administratës publike ndërkohë që vendi po vuan nga problematika e pagave, përmbytjet, abuzimet, pensionet e falimentuara etj. Pse duhet të dalin me humbje energjitika dhe ujësjellësat kur kemi çmimet më ta shtrenjta dhe ujin e kemi falas, dhuratë nga natyra ?!

Buxhetit i mungojnë 700 milion euro, teksa shqiptarët ‘mbajnë në kurriz’ 415 milion euro interesa të eurobondit

Ja përse jeta e shqiptarëve është kaq e komplikuar në krahasim me jetën e një qytetari europian, zanafilla e problematikave nga pagat, borxhi, satelitët , energjia , përmbytjet, piramida e falimentuar pensioneve dhe keqmenaxhimi

 Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko u shpreh lidhur me krizën e rritjes së cmimeve në vend se pavarësisht prezantimit të buxhetit nga qeveria është një shumë e madhe monetare që mungon dhe sektorët e ekonomisë nuk mund të zhvillohen. Ceko tha se deficiti 5.4% mendohet të mbushet me huatë që do të merret por mungesa e parave nuk përballohet dot as nëse qeveria merr borxh të jashtëm. Ai tha ndër të tjera se qeveria ka keqmenaxhuar buxhetin dhe do falimentojnë bizneset apo sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë.Rritja e  pagave për mësuesit, mjekët dhe policët  bie në kontraditë me buxhetin e shtetin dhe me borxhin 700  milionë euro që do marrë , ku 415 milion euro janë vetëm interesa.

Investimet janë parashikuar 111 milion dollar, Shqipëria ka 15 vjet që përmbytet. Me 100 milion euro nuk përballohen vetëm dëmet e përmbytjeve. Dje doli që ujësjellës kanalizime janë me humbje, pse janë me humbje kur shesin ujë? Në Shqipëri ka aq ujë sa qytetarët duhet t’i kishin pa lekë edhe ujin edhe energjinë elektrike.

Atëherë do diskutojmë për situatën ekonomike në vendin tonë; krizat që janë paralajmëruar, por edhe problematikat me rritjen e çmimit. Megjithatë unë dua të ndalem te zhvillimi kryesor i javës që lamë pas. Kam parasysh prezantimin e projekt buxhetit për vitin 2022!

Prezantimi i buxhetit të një vendi është një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike të vitit dhe unë ashtu si kolegët e mi ekonomistë, por jo vetëm ekonomistë, por edhe profesioneve të tjera u përpoqa që të dalloja ndonjë gjë pozitive tek ky projekt buxhet, por gjëja më kryesore që më ra ndër sy ishte mungesa e rreth 700 milion euro në buxhet. Ne themi që do vjelim 4.5 miliard euro dhe do shpenzojmë 5.2 miliard euro ose do vjelim 537 miliard lekë, por do konsumojmë 638 miliard lekë domethënë mungojnë 700 milion euro. Kjo është njësoj sikur të bësh dasmë edhe të kesh ftuar 100 veta dhe të kesh 84 pjata domethënë mungon 16% e buxhetit. Edhe po ta marrësh komplet si shumë totale këtë 5.2, që e kemi në dorë se pretendohet se do e vjelim nga taksat 2 miliard janë rroga të administratës publike se marshallah i kemi 200 mijë, që i mbajmë në kurriz ne.  2.6 milion shqiptarë mbajnë në kurriz 200 mijë persona të administratës publike në një kohë që kjo qeveri para 8 vitesh deklaroi se nuk do të kishte më shumë se 80 – 85 mijë persona në administratë: domethënë se edhe më shumë se i ka dyfishuar. Kemi edhe 700 milion euro të tjera pension, sepse skema e pensioneve është një piramidë e falimentuar dhe detyrohemi ta përballojmë me lekë nga buxheti i shtetit, sepse në Shqipëri duhet 2.1 milion njerëz në punë që të përballojmë 700 mijë pensionistë që kemi. Duhen 3 në 1 raporti në një kohë që ne kemi 1 milion njerëz në punë këtu te ky 1 milion përfshijmë edhe 200 mijë të administratës publike: shto edhe 200 milion euro që do jenë riparimet e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti: shto dhe 30 milion euro blerje vaksinash për pandeminë, ça ngeli pastaj për të zhvilluar Shqipërinë? Ne themi buxhet shtet. Buxheti i shtetit është motori kryesor i ekonomisë për të gjithë jetën e ekonomive, përfshi këtu edhe ndihmën edhe mbështetjen që duhet t’i jepet me projekte, me programe zhvillimore, biznesi si sektori kryesor i ekonomisë. Po çfarë ngelet për sektorët kryesorë të ekonomisë? Nuk ngelet asnjë gjë!

Gjatë këtyre 30 vjetëve është dinjiteti, kemi qenë të varfër dhe më përpara po tani jemi edhe më të varfër po tani skemi as dinjitet si individë, si familje, si shoqëri, si komb kështu që është serioze shumë.2.6 milion shqiptarë mbajnë në kurriz 200 mijë persona të administratës publike

– Nga ajo që ju patë në tërësi a gjykoni se buxheti mund të jetë i realizueshëm duke patur parasysh që vit pas viti ne kemi ndryshime të zërave në buxhet përgjatë vitit?

 

Po shumë e drejtë. Është bërë si modë që mblidhemi për të ndryshuar buxhetin, por nuk është mirë kur deputetët mblidhen në 12 të natës më 31 dhjetor dhe kanë bërë ndryshime ligjore për tarifën doganore. Nuk është mirë të dalim nga planet aq më tepër kur janë plane njëvjeçare, por ne mund të ndryshojmë një objektiv strategjik afatgjatë ta koordinojmë që të jemi në përputhje me objektivin madhor të vendit, por të ndryshosh buxhetin 3 herë në vit se nuk të dalin paratë ty se ato idetë që ke ti për të bërë e për të futur ca lekë në xhep nuk është gjë e mirë: as për qeverinë dhe as për njerëzit. Tani problemi i kësaj qeverie është se kjo qeveri nuk ka se me kë të konkurojë, se nuk ka konkurentë. Edhe kryeministri aktual nuk ka, por një njeri që ka dy pare mend në kokë konkuron me veten e vetë: duhet të jesh më i mirë se dje -duhet të jesh më i mirë se sot -duhet të ishe më mirë së pardje. Ky kryeministër është hera e tretë që është kryeministër. Herën e dytë nuk ishte më mirë se herën e parë, dhe herën e tretë po bën të njëjtat gabime që bëri herën e parë dhe herën e dytë. Kjo është situata.

– Në projekt buxhet parashikohet rritje pagash për mësuesit, mjekët dhe policët arrihet diçka e tillë?

Është parashikuar një rritje prej 6% për punonjësit e shëndetësisë, për mësuesit dhe për punonjësit e sektorit psikosocial dhe, një mbështetje nga ana teknologjike, po edhe policisë së shtetit. Ato para që ngelen nga buxheti i shtetit janë për paga, për pensione. Ne parashikojmë që për vitin që vjen të paguajmë 415 milion euro interesa borxhi dhe përsëri kjo qeveri thotë që do dali në tregun ndërkombëtar dhe do marrë 700 milion euro. Tani si do përballohet kjo shtesë 6% e pagave të administratës publike? Kryeministri tha që do rriten pensionet, por pensionet nuk po rriten. Këtu te pensionet janë vetëm 28 milion euro, që po ta pjestosh me 700 mijë pensionistë i bie 40 euro.

Investimet janë parashikuar 111 milion dollar, 100 milion euro, por çfarë janë 100 milion euro? Shqipëria ka 15 vjet që përmbytet. Me 100 milion euro nuk përballohen vetëm dëmet e përmbytjeve. Dje doli që ujësjellës kanalizime janë me humbje, pse janë me humbje kur shesin ujë? Në Shqipëri ka aq ujë sa qytetarët duhet t’i kishin pa lekë edhe ujin edhe energjinë elektrike.

Ne energjinë e prodhojmë vetë , po ta kishim menaxhuar mirë ujin nuk ka arsye për rritje të çmimit. Ky është një mekanizëm,nuk e di për ça bëhet , për të mërzitur qytetarët që të largohen nga shqipëria, për të krijuar turbulence, për t’i bërë bizneset në Shqipëri të falemintojnë


– Ju thoni që po ndodh për shkak të abuzimit?

Po patjetër, çështë ky sektor që 50% hua i ka borxh ndaj KESH-it është keq menaxhim.
Ngrihet Kryeministri dhe thotë që e keni fajin ju: është fryrë administrata publike në ujësjellës kanalizime sikur e mori pushtetin sot. Po ti mo zotëri ke qënë 8 vjet në pushtet?! Ti e ke patur ujësjellës kanalizime jo po janë mbushur me partiakë, po partia jote i ka futur ata në punë?!

Defiçiti, i cili u publikua është i përballueshëm në gjykimin tuaj?

Flasim për një defiçit 5.4% ku aktualisht është mbi 6%. Ky 5.4% mendohet do mbushet me huatë që do merren, por çështja qëndron këtu, ne duam të vjelim 537 miliard lekë në një kohë që kemi vjelë 490 miliard lekë vitin që kaloi nga taksat. Nga ana tjetër kemi 638 miliard lekë shpenzime, domethënë janë gati 100 miliard lekë, që mungojnë. Do ishte shumë e rrezikshme do ta fuste vendin në një spirale tepër të rrezikshme politike dhe ekonomike dhe sociale ndonjë tentative për të rritur taksat. Kur flasim për tentativë për rritje taksash e bëri Ai e filloi me gazin me 6 lekë për litër. Del ministrja e financave dhe thotë se ne do nxisim konsumin me 2.4% më shumë si vitin që kaloi. Por kjo është gafë ekonomikë.

Ju thatë se do të ishte shumë e gabuar në rast se do të kishte rritje taksash, ju parashikoni një skenar të tillë?

Nëqoftëse këto janë premtime boshe atëherë ndoshta nuk shkohet deri te taksat. Në momentin që zyrtarizohet dhe bëhet serioze çështja e hedhjeve të 2 satelitëve në hapësirë lekët nga taksat do dalin. Një satelit bastard kushton 50 milion euro, një satelit mesatar kushton 200 milion euro, një satelit i nivelit të lartë shkon edhe 400 milion euro. Po dy satelitë bastardë kushtojnë 100 milion euro, domethënë ato lekë, që ishin për investime publike ikën mbaruan. Po rrugët, spitalet, shkollat, kanalet vaditëse, digat, rezervuarët ku janë këto? Këto i duhen Shqipërisë, sepse historikisht kemi qenë vend bujqësor. Nëqoftëse ka një gjë për të shkuar në Evropë është produkti bujqësor blegtoral. Nga 1 mln tani kemi 400-500 mijë, kemi patur 31 mijë mjete të mekanikës bujqësore autokombanja, taktorë, plugje etj., tani kemi vetëm 11 mijë, madje edhe këto 11 mijë 2 vite nuk punuan pasi janë amortizuar. Plus sektori bankar nuk e mbështet bujqësinë për të ngritur mekanikën bujqësore. Nësë ka diçka që ne mund të shkojmë në Evropë është produkti bujqësor- blegtoral, nëse ka diçka që mund t’i bëj turistët të vijnë në Shqipëri kuzhina shqiptare, tradita. Historia kultura jonë që nuk po promovohet.

Është bërë si modë që mblidhemi për të ndryshuar buxhetin, por nuk është mirë kur deputetët mblidhen në 12 të natës më 31 dhjetor dhe kanë bërë ndryshime ligjore për tarifën doganore.

  1. Cenko si e shihni krizën energjitike?

Edhe gjatë kësaj periudhe u harxhuan 200 mln euro për të blerë energji elektrike në mënyrë që të mos preket çmimi. Çmimi i energjisë elektrike dhe i karburanteve gjithmonë rritet në vjeshtë, sidomos në kontinetin evropian, SHBA, Japoni pasi jemi në hemisferën e veriut vjen dimri. Kur ka kërkesë të lartë për energji rritet çmimi i energjisë pastaj me kalimin e pranverës çmimi i energjisë bie, kështu ka ndodhur gjithmonë por nuk është rritur çmimi gjithmonë dhe unë mendoj që ky është një mekanizëm,nuk e di për ça bëhet , për të mërzitur qytetarët që të largohen nga shqipëria, për të krijuar turbulence në vend a për të krijuar turbulenca në vend, për të shkatërruar ekonominë, për t’i bërë bizneset në Shqipëri të falemintojnë, unë nuk e di pse bëhet kjo , nuk ka asnjë arsye pse duhet të rritet çmimi i energjisë dhe çmimi i karburantit.

Ne energjinë e prodhojmë vetë dhe tani jemi dhe në periudhë dimri nuk ka arsye për rritje të çmimit, ta kishim menaxhuar mirë ujin sepse në gusht të gjithë rezervat e ujit që ishin në kaskadën e Drinit u shitën me çmim të lirë. Pse u shitën në gusht të gjitha , ne në gusht nuk kemi shitur asnjëherë.Të pakët deri para këtij viti për rreth 15 vite ne nuk kemi shiitur energji elektrike në gusht.

Po thoni që është keqmenaxhim i brendshëm?

Është keqmenaxhim, shiko 100% jam i bindur që kryeministri ka pasur frikë që do vinin frikë shirat e vjeshtës dhe nuk do të mbante më kaskada e Drinit dhe do të kishte përmbytje në Ultersirën Perendimore , në zonën Shkodër Lezhë, kjo ka qen frika e kryeministrit. Meqë kishte frikë dhe a ka pësuar dhe herët e tjera e dinte që do ngriheshin në revoltë sepse nuk mund t’i përmbytësh njerëzit 8 vjet rresht dhe prandaj e bëri atë punë dhe e shiti energjinë me çmim të lirë.

Tani ka mënyra për ta menaxhuar këtë, ka teknologji,unë personalisht në vitin 2003 i kam ofruar qeverisë shqiptare teknologji që uji që derdhet ditën në Vaun e Dejës ta ngjisim lart natën deri në Fierzë me tubacione. Çmimi i fituar gjatë ditës është më i lartë ,çmimi i energjisë elektrike që harxhohet për ta çuar deri në Fierzë me tubacione është më i ulët sepse natën cmimi I energjisë elektrike e ka çmimin më të ulët. Nuk ka pse të ndërtosh Skavicën o zotëri po harxhon 60 mijë hektarë tokë bujqësore dhe thua që skavica është mekanizmi për të menaxhuar ujin. Skavica kushton 300 milion euro ndërkohë kjo teknologjia që them unë kushton 30 milionë euro , 1 me 10 .

Me 30- 35 milionë euro gjithë ujin  që harxhojmë ditën e kthejmë natën në Fierze prapë ndërsa shpenzimet ditore ose të natës për ta cuar ujin sipër janë zero, sepse ti e shet energjinë elektrike ditën me një çmim shumë të lartë sesa e përdor energjinë për ta çuar ujin sipër , është e thjeshtë . Shiko është e thjeshtë duhet të ketë parasysh një gjë që Shqipëria është shumë e thjeshtë për tu qeverisur , Shqipëria bëhet për gjysëm ore , ajo qe nuk kuptoj unë seriozisht ajo që nuk kuptoj unë që e mbaj veten për njeri me shkollë është që pse u komplikohet jeta shqiptarëve kaq shumë . Përse jeta e shqiptarëve është kaq e komplikuar në krahasim me jetën e një qytetari europian, ku dhe duam të shkojmë në Europë. Çdo ditë jeta e shqiptarëve komplikohet në mënyrë progressive dhe unë mendoj që nuk është thjesht çështje keqmenaxhimi apo injorance e ktyre që janë në pushtet. Jo është diçka më e thellë.

Çfarë  mund të jetë?

Nuk e di ça mund të jetë por duhet t’i hyjmë thellë këtij muhabeti që ta kuptojmë. Si ka mundësi që 30 vitet e fundit jeta e shqiptarëve komplikuar në mënyrën më të tmerrshme që mund të bëhet.Nuk e kam te kryeministri aktual nuk e kam te qeveria aktuale e kam në vazhdimësi . Para vitit 90 kishim probleme nga më të shumtat por jeta ishte e thjeshtë , tani kemi edhe probleme edhe jetë të komplikuar dhe gjëja që kemi humbur gjatë këtyre 30 vjetëve është dinjiteti, kemi qenë të varfër dhe më përpara po tani jemi edhe më të varfër po tani s’kemi as dinjitet si individë si familje, si shoqëri, si komb kështu që është serioze shumë, nuk është e thjeshtë.

 

Faleminderit!