Shqiptarët po helmohen nga bruceloza. Sëmundja ka kaluar nga kafshët tek njerëzit. Ministria e Bujqësisë hesht për 11 të prekurit!

Bruceloza, tashmë në vendin tonë është përhapur nga kafshët tek njerëzit. Deri më tani numërohen njëmbëdhjete raste, midis tyre edhe meshkuj të mitur, të cilët rrezikojnë seriozisht shëndetin. Një nga shkaqet se përse kjo sëmundje e rrezikshme po përhapet tek njerëzit është edhe mungesa e vaksinës së brucelozës tek fermat e bagëtive.

Sipas Planit Kombëtar të Vaksinimit, të hartuar nga ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kafshët duhet të ishin vaksinuar që në fillim të pranverës, me qëllimin e vetëm për të parandaluar infektimin me brucelozë nga kafsha tek njerëzit.

Sigal

Por sa e rrezikshme është sëmundja e brucelozës?“Sëmundja e brucelozës kalohet tek njeriu nëpërmjet ushqimeve si bulmeti dhe mishi. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja e tepër e deri tek problemet kockore si artriti apo disku vertebral”,- tha Gent Stroni-mjek Infeksionist. Në datën 19 shtator i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Bujqësisë se përse vaksina e brucelozës nuk është aplikuar tek të imtat për vitin 2024, por kemi marrë vetëm heshtje, edhe pse e drejta e informimit është një detyrim ligjor. Vaksina e brucelozës duhet të aplikohet tani menjëherë, përveç se rrezikon jetën e kafshëve, rrezikon shëndetin publik dhe fermerët. E gjitha kjo vonesë nuk ka asnjë shpjegim nga ministrja Anila Denaj, ku kjo e fundit duhet të garantojë kafshë dhe ushqime të shëndetshme.

 

Transmetimi nga konsumi i qumështit dhe mishit

 

Prej kohësh nuk kemi dëgjuar e as nuk jemi informuar për krerët gjedhë të infektuar me Brucelozë që hynë nga Shteti Grek në territorin Shqiptar! Denoncim i bërë nga pala greke. Krerë të cilët duhet të ishin asgjesuar,kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por humbën edhe gjurmimin në palën Shqiptare! Nuk ka asnjë informacion për krerët (gjedh) të infektuar, asnjë raportim ku kanë përfunduar! Bruceloza është sëmundje infektive ngjitëse e transmetueshme nga kafshët te njeriu!

Transmetohet nga konsumi i qumështit., mishit dhe nënproduktet e tyre të kontaminuar!

Shëndeti publik është i rrezikuar! Rrezikohen veçanërisht, fermerë, veterinerë, kasapë, mbarshtues kafshësh, shumë persona të tjerë që janë në kontakt me këto kafshë të infektuara!

Rrezikohen konsumatorët që mund të konsumojnë qumësht e mish të infektuar!

Kjo sëmundje jep sterilitet tek meshkujt dhe aborte tek femrat! Rrezikojmë uljen e lindshmërisë.

Po me vaksinimin e kafshëve remont të imta ( dele & dhi ) dini gjë çfarë është bërë?!

ASGJE! Ndërsa për vitin 2024 ky program kontrolli përcakton strategjinë e vaksinimit masiv të të gjithë krerëve në të imta në Republiken e Shqipërisë!

Ende sot nuk është vaksinuar asnjë krerë e të imtave kur duhet të ishte kryer përgjatë pranverës, periudha Prill – Korrik! Sot jemi në 3 – mujorin e fundvitit Tetor – Dhjetor 2024 ., dhe është shumë vonë, tha ndër të tjera Kryetarja e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në PL, Silvana Bajrami.