Shqiptarët po helmohen me mish derri me murtajë afrikane, mishi brucelozë  përfundon në fabrikë për sallam

76
Sigal

Qytetarët janë në kthetrat e hallit nëse kanë konsumuar  mish të  bagëtive me brucelozë në dyqane dhe lokale, apo e kanë marrë thërthorazi në fabrika sallami, kjo pasi strukturat veterinare, nën mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, janë në një gjumë letargjik, duke mos reaguar ndaj kësaj krize.

Vala e infeksioneve me mishin dhe nënproduktet, që konsumojnë qytetarët nuk ka të mbaruar. Pas alertit për gripin e shpëndëve në fillim të nëntorit, shtohet sëish rreziku për mishin me brucelozë dhe me murtajë afrikane. Nëse shikon tregun ushqimor, gjen produktet e mishit me bollëk të madh. Nëse mbikqyr sadopak etiketat e shoqërimit të produkteve ushqimore, atëherë vështirë të lexosh në to vendin e origjinës së mishit. Qytetarët janë në kthetrat e hallit nëse kanë konsumuar  mish të  bagëtive me brucelozë në dyqane dhe lokale, apo e kanë marrë tërthorazi në fabrika sall,ami, kjo pasi institucionet pasojnë topin e përgjegjësisë, duke lënë në pikëpyetje shëndetin e  shqiptarëve.

Mishi me brucelozë për sallam, subjekti e çon në fabrikë

Fiks Fare ka transmetuar një skandal që ka ndodhur në një nga thertoret në qytetin e Beratit.Sipas informacioneve që kanë mbërritur, në thertoren “ Muharrem Hoxha” theren kafshë të infektuara me brucelozë dhe më pas mishin e infektuar e çon në fabrikën e tij të sallamit.

Bashkëpunëtorët e Fiksit arritën të futeshin në thertoren, e cila duhet të ishte e mbyllur, ku gjithashtu bënë dhe pazare për therjen e kafshëve.Gjithashtu ai pranon që në atë thertore ka pasur mish me brucelozë, por që nuk është mish i zonave të Beratit.

Pas konstatimeve të bëra nga Fiks interesohen në thertoren e “Muharrem Hoxhës”, ku takojnë pronarin e thertores. Ky i fundit shpreh se ka një kontratë, e cila i jep të drejtën që të bëjë therjen e kafshëve më brucelozë dhe se është veterineri ai që vendos nëse duhet të konsumohet apo jo mishi.Sipas tij shumë pak pjesë të kafshëve kanë dalë që nuk duhet të konsumohen të tjerat ai i ka çuar në fabrikën e tij të sallamit. Më vonë tregon se ky mish është i bllokuar nga AKU sepse nuk gjeti dokumentet e origjinës së këtij mishi. Pronari mundohet të justifikohet se nuk ka mundur që të tregojë dokumentet AKU-së, sepse dokumentet nuk i kishte në sallameri, por tek thertorja. Gazetarët e Fiksit shkuan në fabrikën e sallamit ku gjetën një frigorifer i rrethuar me shirita që ishtë i bllokuar. Përveç kësaj në dokumentet që z.Hoxha ju vendosi në dispozicion gazetarëve thuhej se ky mish ishte i përzier me mish derri dhe ky gjithashtu pa dokumente dhe përdorej për sallam.Fiksi u interesua në zyrat e AKU-së. Ndërkohë që gazetarët prisnin përgjigjen nga drejtori, në korridorin e këtij institucioni ndodheshin dy frigoriferë plot me mish, ku mbi to ishte shiriti i bllokuar. Por këta shirita ishin gjysmë të këputur. Gjithashtu nuk kishte asnjë dokument mbi to, mbi prejardhjen e mishit, mbi motivin e bllokimit të tij, datën e bllokimit apo datën e asgjësimit si dhe se nga kush subjekt.Ndërkohë drejtori i AKU-së Fatlli Adilaj përgjigjet pas një jave pas interesimit të Fiksit duke u shprehur se mishi duhet asgjësuar dhe do asgjësohet. Pyetjes së Fiksit se pse nuk është bërë deri tani ai e lë pa përgjigje. Ndërkohë pa përgjigje është edhe në rastin kur Fiksi i kërkon informacion sepse mishi me brucelozë ndodhet në fabrikën e sallamit të z. Hoxha.

Murtaja Afrikane e Derrave rrezik potencial : Autoriteti Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë në gjumë

Eksperti Ervin Resuli ka ndarë një shqetësim që ka lidhje me sëmundjet e kafshëve. Ai shprehet se : Përmes informacionit nga Shoqata e Gjuetarëve Lezhë, mësohet se në malin e Torovicës, në zonën ku po ndërtohet rruga e re, janë konstatuar 12 derra të ngordhur (10 të butë dhe 2 të egër). Ky është një sinjal alarmi i përhapjes së Murtajës Afrikane të Derrave (MAD), e cila tashmë ka prekur edhe zonat më të ulëta pas rasteve në Kukës dhe Has.

Kjo situatë përbën një rrezik serioz për:Shëndetin e kafshëve në këtë zonë të populluar.

Ekonomitë e fermave të derrave, të cilat rrezikojnë dëme të pallogaritshme.

Fatkeqësisht, shkatërrimi i Shërbimit Veterinar Shtetëror dhe emërimi i personave pa profesionin e duhur kanë bërë që ky shërbim të jetë jashtë kontrollit. Strukturat veterinare, nën mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, janë në një gjumë letargjik, duke mos reaguar ndaj kësaj krize.

I bëj thirrje Ministres dhe AKVMB-së: Zgjohuni dhe ndërhyni menjëherë! Në rrezik janë ekonomitë e fermave, siguria ushqimore dhe shëndeti i njerëzve.

JO, Murtaja Afrikane e Derrave (MAD) nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, as përmes kontaktit me kafshët e infektuara dhe as përmes konsumit të mishit të derrave të infektuar (nëse mishi do të konsumohej, gjë që nuk rekomandohet).MAD është një sëmundje shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse vetëm për derrat e butë dhe të egër. Kjo sëmundje nuk transmetohet te njerëzit, por ka pasoja të mëdha ekonomike dhe për sigurinë ushqimore, sepse:

  1. Shkakton ngordhje masive të derrave.
  2. Dëmton fermat dhe zinxhirët e furnizimit.
  3. Pengon eksportet e produkteve të derrit për shkak të kufizimeve të tregtisë ndërkombëtare.

Pra, rreziku kryesor i MAD është për ekonominë dhe sigurinë e furnizimit me ushqime, jo për shëndetin e njerëzve.

Zyrtarisht (MAD) në Lezhë

Ndërkohë që mostrat e derrave të marra para dy ditësh kanë rezultuar pozitive për Murtajën Afrikane të Derrave (MAD), guzhinjeret pranë AKVMB-së duket se e kanë mendjen të fokusuar tek promovimi dhe aktivitetet ceremoniale pranë ministres, në vend që të adresojnë urgjencën e situatës.Lezha dhe gjithë veriu i Shqipërisë janë në rrezik të zhdukjes së atyre pak fermave të derrave që ekzistojnë, për shkak të përhapjes së kësaj sëmundjeje shkatërruese. Ndërkohë, vëmendja duket të jetë përqendruar tek justifikimi i tenderëve të dyshimtë te REV dhe jo gjetja e një zgjidhjeje për problemin serioz të MAD, që rrezikon jo vetëm sektorin blegtoral, por edhe ekonominë rurale të rajonit,- thekson më tej Resuli.

ZGJIDHJA

Diagnostikimi pozitiv i Murtajës Afrikane të Derrave (MAD) në Lezhë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) duhet të ndërmarrë urgjente një sërë masash për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbështetur veterinerët në terren.