Shqiptarët në karantinë/ Pëllumb Pipero: Ja kur mund të përfundojë koronavirusi në Shqipëri

443
Sigal

Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan se që nga java e tretë e prillit do të ketë një rënie graduale të numrit rasteve me COVID-19.

Ai u shpreh më tej nga fundi i qershorit mund të përfundojë epidemia në vendin tonë.

“Deri tani nuk kemi asnjë të rikthyer që është shëruar nga koronavirusi dhe të jetë infektuar prapë.

Nga java e 5-6 fillon e thyen pandemia, nga java e 3-të e prillit, rastet do bien, duke qenë se kurba nuk pati majë të fortë falë masave të qeverisë, zbritja e kurbës duhet të jetë më graduale, do ta kemi pak më të gjatë bishtin e pandemisë.

Unë mendoj që në rastin më të mirë nga fundi i qershorit do mbyllet epidemia në vendin tonë.

Unë besoj që vera do të shfrytëzohet nga qytetarët ndoshta me një kufizim të vogël për pensionistët”, është shprehur Pëllumb Pipero.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë.

Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 89. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në Shkodër.

Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.