Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq, turistët “ia mbathin” nga plazhet

142
Sigal

Reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar gjithë vendin ditën e sotme.

Në Elbasan reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Rënia e gurëve nga shpati i malit ka vështirësuar qarkullimin tek vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në këtë segment dhe të mos lëvizin me shpejtësi.

Ndërsa në Vlorë, por edhe pjesën tjetër të vijës bregdetare pushuesit janë larguar nga deti.

Bizneset private kanë mbyllur plazhet, për shkak se era e fortë nuk ka lejuar zhvillimin e aktivitetit ditor.

Edhe Tirana është përfshirë nga moti i keq.