Shqipëria “pushtohet” nga dëbora dhe ngricat, ja si paraqitet gjendja në akset rrugore, ka probleme me…

181
Sigal

Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë bilancin pas reshjeve të dendura të dëborës, ku raportohet se të gjithë akset janë të hapur për qarkullim.

Ndërkohë për sa u përket temperaturave, Ministria e Infrastrukturës raporton se zona me e ftohtë do të jetë në Shishtavec ku temperatura përllogaritet të jetë deri në -16 gradë celcius. Temperatura të tjera të ulëta do të shënohen në Ersekë dhe në Dardhë përkatësisht -12 gradë celcius.

Problemet me furnizimin me ujë: “Në Kukës është çarë linja kryesore për shkak të ngricave. Në rrethet e tjera furnizimi me ujë është normal. Në stacionet e Pompimit nuk ka probleme përfshi edhe furnizimin me energji elektrike”