Shqipëria doli nga ‘lista gri’ e pastrimit të parave, zbardhet deklarata e FATF-së, ja çfarë thuhet për amnistinë fiskale

44
Sigal

Një ditë më parë u dha lajmi se Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave. Në një deklarat, Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) thotë se Shqipëria ka forcuar reagimet ndaj luftës kundër pastrimit të parave.

Sipas Task Forcës së Veprimit Financiar Shqipëria ka bërë përparime edhe në krijimin e mekanizmave efektive për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal në ekonomi, duke përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Po ashtu vendi ynë ka plotësuar rekomandimin për sigurimin e informacionit të saktë dhe të përditësuar të përfituesve të pronësisë.

“Shqipëria ka përparuar në kryerjen e analizave shtesë të thelluara për të kuptuar mjaftueshëm pastrimin e parave dhe rreziqet e tjera, dhe rritja e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional; formalizimi i ekonomisë dhe zvogëlimi i rreziqeve të pastrimit të parave ose financimit të tërrorizimit ( ML/TF) që vijnë nga përdorimi i gjerë i parave të gatshme, dhe regjistrimin e informacionit mbi pronësinë në pothuajse të gjithë vendin. Duke përmirësuar trajtimin në kohë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike”, thuhet në raportin e FATF.

Në njoftim flitet edhe për amnistinë fiskale, ku theksohet se:

“ FATF mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të respektuar parimet e FATF në rast se Shqipëria prezanton një program VTC (Programet e Amnistisë Tatimore dhe Riatdhesimit të Pasurive) në të ardhmen”.

Task-Forca Financiare i rekomandon Shqipërisë të vazhdojë të punojë me MONEYVAL për të mbështetur avancimin në sistemet e saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (AML/CFT).