Shqipëria bie në renditjen për sundimin e ligjit, Kosova më e mira në rajon

164
Sigal

Paçka përpjekjet për një reformim të thellë të sistemit të Drejtësisë në 5 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë fushë. “Indeksi Global për sundimin e ligjit, i vitit 2020” i publikuar nga “World Justice Project” e rendit Shqipërinë në vendin e 78-të nga 128 shtete të vlerësuara për funksionimin e drejtësisë.

Pikët më të ulta Shqipëria i mori në luftën kundër korrupsionit, në të cilën u rendit në vendin e 100, e po ashtu për shërbimet qeveritare në fushën e drejtësisë.

Renditen më të mirë në rajon e kishte sistemi i drejtësisë në Kosovë, duke u renditur në vendin e 54, i njëjti pozicion si në vitin 2019.

Maqedonia e Veriut u rendit në vendin e 58, Bosnja në vendin e 64, dhe Serbia në vendin 75, duke u përmirësuar me 5 vende në raport me vitin 2019.