SPAK kërkoi arrestimin, Alqi Bllako arratiset nga banasa, policia e Panganikës fle gjumë nën dafina. Flitet se Bllako 2 orë para se Kryeparlamentarja Nikolli ti jepte autorizimin SPAK, ka udhëtuar drejt pikës kufitare të Qaf-Botës dhe më tej ka fluturuar për në Dubai. Policia e Tiranës dhe Drejtori i saj Lorenc Panganika mes paaftësisë profesionale dhe militantizmit! SPAK të nis hetimet për drejtorin Panganika që lejoi fshehjen dhe largimin Bllakos, duke shkatërruar edhe imazhin e drejtësisë së re shqiptare.

Dje në mbrëmje sipas një njoftimi të rezervuar flitej se Alqi Bllako është arratisur nga Shqipëria dhe prandaj nuk po bëhet e mundur ndalimi i tij. Gazetarët janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë në Tiranë për të pritur shoqërimin e deputetit të PS, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Gazetari Peka, lexoi një mesazh LIVE në emision e tij ku i thuhej se deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është arratisur mbrëmjen e kaluar nga Shqipëria.“Më thotë një burim, gazetarët të mos prisin kot tek Drejtoria e Policisë Tiranë për arrestimin e Bllakos, se ai ka ikur që mbrëmë. Burimi më thotë që ai është lënë që mbrëmë të largohet nga Shqipëria.”-tha Peka. Më tej gazetari Peka tentoi të telefonojë avokatin e deputetit Alqi Bllako, por ai nuk u përgjigj. Më vonë u bë një tjetër tentativë për të kontaktuar vetë me Bllakon, sërish nuk ishte e mundur, pasi telefoni i tij rezultoi i fikur, duke ngritur kështu dyshime të forta se ai nuk ndodhet brenda Shqipërisë. Ish-deputeti Alqi Bllako nuk është gjetur në banesë nga oficerët e policisë, të cilët i kanë shkuar për zbatimin e vendimit të GJKKO që caktoi masën e arrestit me burg. Majde edhe avokati i z. Bllako deklaroi dje kur u pyet për çështjen, se deputeti nuk gjendjes në qeli. Nuk dihet nëse Bllako është arratisur ose jo, por nga raportimet e para mësohet se nuk është gjetur në banesë.
Fakti që për ish-deputetin Bllako kishte dy ditë që ishte kërkuar leja për arrestim pasi bëhej fjalë për një abuzim të madh financiar, askush nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës nuk mori masa operative për mbajtjen nën mbikëqyrje, si për sigurinë e jetës së tij, nga veprime të paparashikuara ashtu edhe për ekzekutimin e vendimit të GJKKO sapo të jepej vendimi i gjykatës. E gjithë kjo përgjegjësi , për të cilën SPAK duhet të fillojë hetimet rëndon mbi Drejtorin e Policisë Vendore të Tiranës Lorenc Panganika.

Ishte detyrim i tij ligjor dhe profesional që të mbante me grupet speciale të vëzhgimit banesën dhe ish-deputetin, mandati i të cilit kishte përfunduar 24 orë më parë dhe që u bë publik në mënyrë mediatike nga Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolli. Drejtori i Policisë Vendore, duhet të arrestohet dhe shkarkohet nga titullari i Policisë së Shtetit, pasi qëndrimi i mëtejshëm i tij e kompromenton rëndë dhe politikisht këtë institucion. Ngjarjet e fundit në Tiranë, mungesa e profesionalizmit në trajtimin e ngjarjeve kriminale,protestave dhe sidomos ngjarjet me pasoja vdekjeje të 1 të arrestuari në Komisariatin e Kamzës , tregojnë se Lorenc Panganika ose është i kapur dhe kompromentuar ose është i paaftë profesionalisht. Kjo është edhe arsyeja që emërimi i tijë në krye të policisë së Tiranës ,krijoi hije të rënda dyshimi, pasi ai ka pasur probleme jo të vogla në qarqet ku ka drejtuar dhe për të cilat do të sjellim analiza të hollsishme me fakte për ngjarje të caktuara. Gjithsesi dështimi i gjetjes, ruajtjes dhe shoqërimit të Alqi Bllakos për llogari të GJKKO, është një goditje e rëndë për misionin dhe shpresën që ka ngjallur emërimi në krye të Policisë së Shtetit të Z.Gledis Nano , por edhe të besimit që i ka dhënë ministri i Brendshëm z.Çuçi. Burime ende të pakonfirmuara thonë se Alqi Bllako mund të ketë mbërritur në Dubai. Pasi flitet se ka kaluar nga pika e qafë botes në Konispol për fluturimin drejt Dubait.




















